LAJMI I FUNDIT:

Kush është Juju Vieira, influencuesja që u dëbua nga Vatikani për shkak të veshjes

Kush është Juju Vieira, influencuesja që u dëbua nga Vatikani për shkak të veshjes
(Foto: Instagram/jujuvieira_oficial)

Nëse jeni duke udhëtuar për në Vatikan, duhet të mendoni për kodin e veshjes para se të niseni për në destinacionin e njohur turistik, pasi mund të dëboheni për shkak të veshjes së papërshtatshme. E njëjta gjë ndodhi me një infulencuese të mediave sociale, e cila thotë se u ndje ‘e parespektuar’ pasi u raportua se u dëbua nga qyteti-shtet katolik.

Influencuesja është identifikuar si Juju Vieira, e cila pretendon se u konsiderua “shumë seksi” për Papën dhe detyrua të largohej nga pika kryesore turistike. Personaliteti i mediave sociale thuhet se kishte veshur një fustan të ngushtë të kombinuar me çizme deri në kofshë gjatë vizitës së saj në qytetin e shenjtë në javën e fundit të janarit.


Megjithatë, asaj iu kërkua të largohej nga sigurimi i qytetit të Vatikanit, pasi kishte shkelur kodin e veshjes.

(Foto: Instagram/jujuvieira_oficial)
Influencuesja u dëbua nga Vatikani për veshje të papërshtatshme, Juju Vieira thotë se u ndie e poshtëruar
Lexo po ashtu Influencuesja u dëbua nga Vatikani për veshje të papërshtatshme, Juju Vieira thotë se u ndie e poshtëruar

Kush është Juju Vieira?

(Foto: Instagram/jujuvieira_oficial)

Juju është një personalitet i mediave sociale nga Brazili. Ajo është 34 vjeçare dhe gëzon një jetë aktive në rrjetin social Instagram.

Vieira ka afro 30 mijë ndjekës në aplikacionin e ndarjes së fotografive me më shumë se 200 postime. Influencuesja i argëton fansat dhe ndjekësit e saj duke ndarë detaje të jetës personale dhe video intriguese të udhëtimeve.

Instagrami i saj është i mbushur me fotografi nga qytete të ndryshme që përfshijnë edhe vizitën e saj të fundit të diskutueshme në Vatikan.

A ishte ajo vetëdijshme për kodin e veshjes

Sipas New York Post, Juju ka thënë se ishte turpëruar për dëbimin nga qyteti i Vatikanit për shkak të veshjes atraktive. Duke folur për Jam Press, ajo ka thënë: “Mu afrua një zotëri që punonte atje dhe më tha se ishte një vend lutjeje dhe se nuk isha veshur siç duhet”. Bukuroshja braziliane ka vazhduar duke thënë se nuk ishte e vetëdijshme për kodin e veshjes, ndërsa zgjodhi rroba komode dhe se ishte e respektueshme për vizitën e saj.

“Një njeri i arsyeshëm nuk e viziton Vatikanin me rroba klubi. Shkova me rroba të rehatshme, me të cilat ndihem mirë në shëtitjet e gjata. Rehatia ishte shqetësimi im i vetëm”, ka theksuar Juju.

Sipas faqes zyrtare të Bazilikës së Shën Pjetrit, është përcaktuar një kod veshjeje për femrat dhe meshkujt, ku thuhet: “Femrat nuk lejohen të veshin bluza pa mëngë, bluza të shkurtra ose këmisha të ngushta. Shpatullat duhet të mbulohen dhe nëse vishni një fund apo fustan, ai duhet të mbulojë gjunjët”.

Më tej shkruan: “Zakonisht është një ide e mirë që femrat të marrin me vete një shall dhe një palë dollakë gjatë vizitës në muajt e ftohtë, si dhe një xhaketë të lehtë që mund të mbështillet në një çantë të vogël të këndshme”.

Influencuesja braziliane kishte thënë se nuk ishte në dijeni të rregullave, ndërsa e quajti incidentin si një “situatë të pakëndshme”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Edhe 16 vjet pas publikimit,

Edhe 16 vjet pas publikimit, "The Boy In The Striped Pyjamas" vazhdon të cilësohet nga fansat si një prej filmave klasikë më të mirë ndonjëherë

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori