LAJMI I FUNDIT:

Kush është agjenti i Lionel Messit – njeriu që qëndron prapa interesave dhe sukseseve të superyllit të futbollit

Kush është agjenti i Lionel Messit – njeriu që qëndron prapa interesave dhe sukseseve të superyllit të futbollit
(Foto: The Athletic)

Lionel Messi është një prej emrave më të njohur të futbollit në planet duke krijuar një reputacion gjatë periudhës magjike te Barcelona dhe tash te Paris Saint-Germaini, e cila ka lejuar që statusi i tij i famës të kapërcejë sportin.

Ai është një ëndërr marketingu, duke pasur parasysh profilin e tij në mbarë botën, ndërsa ka punuar në disa nga kontratat më fitimprurëse që futbolli ka parë ndonjëherë – me skuadrat kryesore në Spanjë dhe Francë, të gatshme për të shpenzuar shuma marramendëse në mënyrë që të përfitojnë nga aftësitë e tij të jashtëzakonshme në fushën e lojës.


Megjithatë, kush e menaxhon karrierën e superyllit argjentinas në prapaskenë dhe kush e kryen rolin e një agjencie që i lejon Messit të përparojë në futboll?

Kush është agjenti i Lionel Messit

(Foto: AS)

Rrugëtimi i Messit drejt majës së futbollit global nisi në fillimet modeste në Rosario të Argjentinës në skuadrën vendase Grandoli. Babai i tij, Jorge, e stërviti talentin e madh në atë fazë, përpara se të bënte hapin e ngritjes në Newell’s Old Boys.

Në moshën 13-vjeçare u bë e qartë se Leo do të kishte nevojë për injeksione hormonale për një çrregullim të deficiencës së rritjes dhe pavarësisht se nuk ishte i varfër, familja e tij e kuptoi se do të kishte nevojë për ndihmë që të paguheshin ato fatura.

Jorge arriti te Barcelona dhe organizoi prova për djalin e tij në Kataluni duke u bërë përfaqësuesi i tij në proces e sipër.

Askush nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të sillte e ardhmja në atë fazë, mirëpo Messi ka qenë gjithmonë pranë babait dhe i beson atij që të kujdeset për interesat më të mira brenda dhe jashtë fushës së futbollit.

‘Kur u largua nga Barca, Messi qau dhe përjetoi shok emocional’ – Henry kërkon durim për argjentinasin
Lexo po ashtu ‘Kur u largua nga Barca, Messi qau dhe përjetoi shok emocional’ – Henry kërkon durim për argjentinasin

“Ai (Messi) gjithmonë e ka ndjekur atë që ia kisha thënë si trajner i tij. Madje edhe sot e kësaj dite, është akoma i tillë. Asnjëherë nuk më ka thënë: ‘Tash jam rritur dhe jam futbollisti më i mirë në botë’”.

“Para ca ditësh ia përmenda disa gjëra. Jam akoma i njëjti si baba sikurse kam qenë në kohën kur isha trajner i tij në Grandioli”, kishte rrëfyer Jorge për Kicker në vitin 2013.

(Foto: AP/Business Insider)

Messi dhe babai i tij në mënyrë të famshme kishin nënshkruar marrëveshje me Barcelonën në një pecetë në vitin 2000, që besohet se vlente rreth 140.000 në vit, ndërsa Blaugranët gjithashtu ranë dakord të kujdeseshin për çdo shpenzim mjekësor të lojtarit.

Nga ajo pikë pasoi një rritje e jashtëzakonshme, me një debutim për ekipin e parë në Camp Nou në tetor të vitit 2004 – pak pasi ra dakord për marrëveshjen e parë profesionale në moshën 16 vjeçare.

(Foto: FC Barcelona)

Këto kushte u rrëzuan nga Jorge, i cili vazhdoi të mbikëqyrte disa rinovime të tjera përpara se të nënshkruhej një marrëveshje përfundimtare me katalunasit në vitin 2017, e cila thuhet se kishte vlerën e afro 600 milionë eurove.

Babai i Lionel, Jorge Messi tregon se si u ndje kur e pa djalin e tij në fanellën e PSG-së dhe a u tradhtua nga Barcelona
Lexo po ashtu Babai i Lionel, Jorge Messi tregon se si u ndje kur e pa djalin e tij në fanellën e PSG-së dhe a u tradhtua nga Barcelona

Një tjetër marrëveshje fitimprurëse u nënshkrua kur i tha lamtumirë Barcelonës në vitin 2021 dhe nisi aventurën e re në Francë. Messi besohet se përfiton rreth 30 milionë euro në sezonin e tij të parë në Parc des Princes dhe nga 40 milionë euro do të paguhet në sezonet pasuese – duke përfshirë edhe një bonus besnikërie në vlerë prej 15 milion eurosh që gjithashtu thuhet se paguhet në baza vjetore.

(Foto: Paris Saint-Germain)

Mbetet për t’u parë se sa kohë do të qëndrojë amerikano-jugori në kryeqytetin francez, ku nuk e ka treguar potencialin deri më tani dhe ka pasur spekulime se Jorge tashmë ka kontaktuar me Barcën për një rikthim të mundshëm në Camp Nou.

A ka klientë të tjerë Jorge Messi

Jorge ka ndihmuar për të mbikëqyrur ndërtimin e brendit ‘Messi’ që tani shtrihet pothuajse në çdo cep të jetës sportive, shitjes me pakicë, sponsorizimit dhe lojërave.

Familja ka gjithashtu tre hotele të markës ‘MiM’ në Sitges, Ibiza dhe Mallorca – megjithëse ato menaxhohen nga Majestic Hotel Group.

Në qarqet e futbollit, koha e Jorge është shpenzuar në kujdesin për Lionel, me pak mundësi ose nevojë që ai të përfshihet me dikë tjetër.

(Foto: FC Barcelona)

Megjithatë, vëllai i madh i Messit, Rodrigo, ka kërkuar të hyjë në agjencitë e futbollit duke u bërë këshilltar i lojtarëve të rinj që kërkojnë të ecin në një rrugë të ngjashme me vëllanë e tij të famshëm.

Ai ka kaluar kohë duke punuar me të diplomuarit e La Masia gjatë kohës së Messit në Barcelonë dhe e faturoi publikisht veten si agjent i Ansu Fatit, përpara se një tjetër yll i rritur në Camp Nou t’i bashkohej librave të agjencisë së Jorge Mendes në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori