LAJMI I FUNDIT:

‘Kur u largua nga Barca, Messi qau dhe përjetoi shok emocional’ – Henry kërkon durim për argjentinasin

‘Kur u largua nga Barca, Messi qau dhe përjetoi shok emocional’ – Henry kërkon durim për argjentinasin
(Foto: Barca Universal)

Thierry Henry ka kërkuar nga të gjithë që të kenë durim për Lionel Messin dhe të presin rigjetjen e formës së tij te Paris Saint-Germaini.

Ish-bashkëlojtari i argjentinasit ka thënë se 34-vjeçari u largua nga Barcelona duke qarë dhe përjetoi një shok emocional para fillimit të aventurës së re në kryeqytetin francez.


Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e befasoi botën e futbollit kur vendosi të largohen nga Camp Nou si lojtar i lirë dhe e vazhdoi karrierën në Parc des Princes.

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Mirëpo, Messi nuk është duke e treguar potencialin e tij në Ligue 1, derisa Henry (që ka luajtur me të gjatë viteve 2007-2010) ka shpjeguar arsyen pse po ndodh kjo dhe ka kërkuar durim.

“Duhet ta pyesni atë, nuk mund të flas në emër të tij. Por, kur flasim për Messin ose Neymarin, të cilët janë lojtarë të jashtëzakonshëm, shumë shpesh e harrojmë atë aspekt (mendor)”.

Brenda një muaji, Messi viziton dy herë Kataluninë - argjentinasi shihet me buzëqeshje të madhe në fytyrë
Lexo po ashtu Brenda një muaji, Messi viziton dy herë Kataluninë - argjentinasi shihet me buzëqeshje të madhe në fytyrë

“Kur Lionel qau për largimin nga Barcelona, nuk ishte pjesë e planit. Kur mendon se asnjëherë nuk do të largohesh nga një vend dhe përnjëherë largohesh, të shkakton shok emocional. Njerëzit thonë: ‘Ai është mirë, ka gjithçka që i nevojitet në Paris’, por nuk është aq e thjeshtë”.

(Foto: Barca Universal)

“Kur u largova nga Arsenali për të shkuar te Barcelona, mu desh një vit që të ndihesha mirë. Shkova atje i lënduar, në një periudhë shkurorëzimi, më duhej të mësoja një sistem të ri, kur i bën të gjitha bashkë kjo ndikon në anën mendore të gjërave”, ka shpjeguar Henry për L’Equipe gjatë një bisede në lidhje me shëndetin mendor.

Messi nuk ka folur asnjëherë publikisht në lidhje me problemet eventuale në Paris, por legjenda e Arsenalit beson se sportistët duhet t’i rrëfejnë çështjet e tyre, në mënyrë që t’i tejkalojnë më lehtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori