LAJMI I FUNDIT:

Kusari Lila: AAK-ja po kushtëzon qytetarët e Gjakovës

Kusari Lila: AAK-ja po kushtëzon qytetarët e Gjakovës

Në ditën e parë të fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve në Gjakovë, kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Kryetarja Kusari-Lila ka theksuar se tashmë kanë filluar shantazhimet e ndryshme nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përkushtëzimin e votës duke manipuluar me listat e veteranëve të luftës, duke përdorur kërcënime të ndryshme tek qytetarët e komunës së Gjakovës si dhe tek komuniteti Rom Ashkali dhe Egjiptas.

“Këto forma janë shumë të dëmshme për vendin tonë dhe ne jemi duke apeluar që fushata zgjedhore gjatë këtyre pesë ditëve të shkoj në mënyrë sa më të qetë dhe dita e zgjedhjeve të këtë një proces të drejtë dhe transparent”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo më tutje ka ftuar të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës, që të dalin masovikisht në votime në ditën e zgjedhjeve me 19 nëntor, dhe të vendosin për më të mirën e komunës së Gjakovës.