LAJMI I FUNDIT:

Kurti tregon se cila ishte oferta e tij “bujare” për Asociacionin, që Vuçiqi e refuzoi

Kurti tregon se cila ishte oferta e tij “bujare” për Asociacionin, që Vuçiqi e refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë një ofertë “bujare” për “vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”.

E në një konferencë për media të mërkurën, Kurti shpalosi detaje mbi këtë ofertë.


Kurti: Vuçiq e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin
Lexo po ashtu Kurti: Vuçiq e refuzoi ofertën time bujare për Asociacionin

Para gazetarëve, kreu i ekzekutivit tha se palës serbe i ka kërkuar që t’i pranojë tri shtylla bazike në këmbim që Kurti ta shkruajë draftin e Asociacionit, por sipas tij, presidenti Vuçiq ka refuzuar.

“Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë e kam thënë shumë qartë që jam i interesuar që qytetarët e Republikës që më kanë mua kryeministër, të jenë të kënaqur, pa dallim etnie. Nëse ata kanë nevoja e kërkesa, çështje për t’i adresuar – lirisht. Nëse besohet se nuk mjafton plani i Ahtisarit duhet të tjerët të tregojnë se çka paska mangësi në atë propozim të ish-presidentit finlandez”, u shpreh Kurti.

“Sido që të jetë, për këtë formulimin e vetmenaxhimit të komunitetit serb dhe këto marrëveshjet që i kemi trashëguar, unë kam bërë një ofertë konkrete duke iu thënë që nëse pala serbe është dakord që të pranojë tri shtylla bazike: Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të publikuar më 23 dhjetor 2015, dhe në anën tjetër një qëndrim të Brukselit dhe një të Uashingtonit mbi atë që është dhe nuk është Asociacioni, iu kam thënë që nëse janë dakord me këtë premisë, unë jam i gatshëm ta shkruaj draftin. Nuk ka pasur darkodim për këtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori