LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh është mashtrim i ri

Kurti thotë se ideja për shkëmbim territoresh është mashtrim i ri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se motivet për një finale të madhe të zgjidhjes së çështjes në mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë të bëjnë me serbët që jetojnë në Kosovës, apo me shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore.

Sipas tij motivi i Serbisë është integrimi në BE, kurse motivi i pushtetarëve të Kosovës është të qenurit sa më larg Gjykatës Speciale.


Kështu ka deklaruar ai në tryezën e organizuar nga partia që ai e udhëheqë, tema e të cilës ishte “Të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe dialogun Kosovë-Serbi” ku të pranishëm ishin udhëheqësit e këtyre tri komuna, si dhe përfaqësues të tjera nga Lugina e Preshevës.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u shpreh se shkëmbimi dhe këmbimi i territoreve nuk duhet të pranohen është e drejtë e shqiptarëve dhe sipas tij në këtë aspekt Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet  të japin mbështetje për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Sipas tij ideja  e shkëmbimit të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë është mashtrim i ri i cili  më shumë është në funksion që të hiqet dorë më kollaj nga veriu në emër të asaj që do të kompensohemi me Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

“Arsyeja se neve po na duke një mashtrim i ri vjen nga fakti se gjithçka po tregon se ideja e shkëmbimit të territoreve apo e korrigjimit të kufijve siç thonë nganjëherë më shumë është në funksion të një lloj krijimi të atmosferës ku një status special për veriun e Kosovës bëhet më i kollajshëm në emër të një premtimi për kompensim Preshevë, Medvegj, Bujanoc i cili nuk do ndodh, pra më shumë është në funksion që të hiqet dorë më kollaj nga veriu në emër të asaj që do të kompensohemi me Preshevë, Medvegj dhe Bujanocë gjë që nuk po duket askund në horizont. Është e rëndësishme të theksohet se paralelizma të tillë këmbime nuk janë të drejtë dhe nuk janë as të dobishëm…06’22Mua më duket se motivet kryesore të të dy palëve nuk kanë të bëjnë as me serbët në Kosovë, e as me shqiptarët në Kosovën Lindore  sepse motivi i Serbisë është të jetë sa më shpejt, sa më afër Bashkimit Evropian, e motivi i pushtetarëve në Kosovë është që të jenë sa më larg e sa më ngadalë Gjykatës Speciale ”, u shpreh Kurti.

Kurti i ka këshilluar udhëheqësit e Luginës që të mos i kursejnë Prishtinës dhe Tiranën zyrtare me kërkesat e tyre pasi që një gjë të tilla ua kanë borxh.

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani u shpreh se shqiptarët e Kosovës Lindore janë bërë peng i marrëdhënieve të këqija në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kërkesa e vetme e tyre sipas Hasanit është që udhëheqësia kosovare të merret me shumë me shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Dhe tash ne me mbet në këtë situatë  askush mos me u marr me neve, ne nuk e dimë le të flasin edhe të tjerët nuk kemi kurfarë dokumenti, kurfarë platforme çka bëjmë në dy vitet e ardhshme , ose në katër vitet e ardhshme, kerkush nuk ka as na as Kosova as në Shqipëri a këtë e kanë të gjitha pakicat tjera e dinë çka bëjnë dhe cilës rrugë shkojnë, kështu që e kemi një kërkesë edhe në deklaratë kemi thënë që i lusim të gjitha subjektet politike, udhëheqësin kosovare që të merren më tepër me neve dhe mos t’i lëmë ato toka”, ka deklaruar Hasani.

Se shqiptarët e kësaj janë lënë anash e ka thënë edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi u shpreh se Lugina e Preshevës është në rrugën për një Çamëri të dytë.

“Lugina e Preshevës është e kam thënë edhe më herët është Çamëria e dytë është një Çamëri në zhvillim e sipër për arsye të cila i ceka pak më herët që jemi të lënë anash për arsye se ne vetë nuk kemi ditur të menaxhojmë këtë situatë të rëndë për vetë vetën tonë, nuk kemi pasur mbështetje nuk është gjithmonë vetëm buxheti por çoftë edhe është thjeshtë këshillues, koordinues dhe sinkronizues në mbarë politika mbarëkombëtare shqiptare. Është një Çamëri që është në zhvillim por ka shpresë“, ka thënë ai.

Në këtë tryezë i pranishëm  ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i cili u shpreh se në tryeza të tilla duhet të ketë më shumë pjesëmarrje të atyre që janë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë me qëllim që t’i dëgjojnë vështirësitë që ata i kanë në atë pjesë të Serbisë.

Sipas tij ndonëse Serbia ka përparuar sa i takon integrimit në BE, në anën tjetër ky shtet vazhdon që shqiptarëve që jetojnë në Serbi të mos ua respektoj as të drejtat fundamentale të njeriut.

E kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati u shpreh se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, dhe se e vetmja zgjidhje në këtë aspekt është ai i reciprocitetit.

Ai tutje e ka ngritur edhe çështje e asociacionit i cili sipas tij shtetin e Kosovës e bënë jo funksional.

“Konsiderojmë që në themel të këtyre bisedimeve, në themel të platformës politike duhet të qëndroj parimi i reciprocitetit, ne me Serbinë nuk kemi probleme tjera përveç atyre që shkaktohen në veriun e Kosovës, në tri komunat me shumicë serbe Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveqan dhe me shkeljen e të drejtave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke qenë se kemi konsideruar se kemi një situatë të njëjtë ne kemi insistuar vazhdimisht që e vetmja rrugë për të zgjedhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë duke u pajtuar me atë që u tha se Serbia ka një nevojë të madhe sot që përmes këtyre bisedimeve të hap rrugën për Bashkimin Evropian dhe ne duhet ta shfrytëzojmë  maksimalisht këtë situatë, pra i vetmi parim princip i këtyre bisedimeve do të duhej reciprociteti”, ka deklaruar Murati.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori