LAJMI I FUNDIT:

Kurti reagon për vrasjen e gruas në Prizren: Institucionet të ballafaqohen me krimin për të vënë drejtësi

Kurti reagon për vrasjen e gruas në Prizren: Institucionet të ballafaqohen me krimin për të vënë drejtësi

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Prizren, duke thënë se e institucionet duhet të ballafaqohen me krimin, për ta parandaluar apo për të vënë drejtësi.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Faceook, ka thënë se është për të ardhur keq, se institucionet tona kanë qasje të padrejtë, sidomos kur viktimat e krimit janë gratë.


Postimi i plotë:

“Edhe një grua e vrarë. Edhe njëherë nga burri i saj. Sërish mekanizma shtetërorë disi pasivë.

Kësaj radhe në Prizren. Ndryshon vendi në Kosovën që nuk po ndryshon. Rast i dhimbshëm sa s’ka, i padurueshëm, por, jo edhe i rastësishëm. Përsëritja e rasteve të këtilla tregon se kemi të bëjmë me një dukuri, e jo një rastësi.

Shoqëria jonë duhet t’i thotë vendosmërisht jo dhunës ndaj grave, e jo t’i qaset asaj me pasivitet apo ambiguitet, siç kanë bërë shpesh organet e shtetit.
Krimi është armik i shoqërisë e i zhvillimit. E institucionet duhet të ballafaqohen me krimin, për ta parandaluar apo për të vënë drejtësi.

Është për të ardhur keq, por shpesh shohim se institucionet tona kanë qasje të padrejtë, sidomos kur viktimat e krimit janë gratë. Nënvlerësimi i gruas, apo përbuzja, urrejtja e dhuna ndaj saj janë të papranueshme.

Shteti duhet të angazhohet për t’i çrrënjosur ato nga shoqëria, e në asnjë mënyrë nuk bën t’i lejojë të zënë vend në institucione.

Shpreh dhimbjen, solidaritetin dhe mbështetjen e Lëvizjes me të gjitha gratë viktima të diskriminimit, padrejtësive e krimit. Duhet të angazhohemi të gjithë që kjo gjë të ndryshojë. Urgjentisht!“, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, viktima A.A dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj, rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Hysni Morina” në Prizren rreth orës 23:00.

“Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë.
Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka bërë të ditur gjithashtu se lidhur me rastin është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori