LAJMI I FUNDIT:

Kurti poston një fotografi me një ish-punëtor të ELKOS-it, vjen reagimi i ashpër i Ramiz Kelmendit: “Albin, pushka top!”

Kurti poston një fotografi me një ish-punëtor të ELKOS-it, vjen reagimi i ashpër i Ramiz Kelmendit: “Albin, pushka top!”

Biznesmeni dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka reaguar ndaj një postimi të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në rrjetet sociale.

Një postimi në Instagram, Kurti i kishte bashkëngjitur një fotografi me një djalë, i cili sipas Kurtit është një ish-punëtor i ETC-së.


Madje, siç e ka quajtur Kurti, ai tanimë është punëtori më i famshëm i ETC-së.

“Jo rastësisht, jo pa arsye. Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vie fundi. Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, kishte shkruar Kurti.

Dhe për këtë postim të tij, ka reaguar Kelmendi.

Përmes një postimi në Facebook, në të cilin si fillim ka shkruar “Albin Kurti, Pushka top”, Kelmendi ka shkruar se po reagon ndaj siç ka thënë “fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës”.

“I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ia kam dalë që të triumfoj duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personalitetit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jam nënshtruar asnjëherë. Veprimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën”, ka shkruar Kelmendi.

Andaj, sipas tij, “paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!”.

“Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE! Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet! Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!”, ka shkruar ndër tjerash biznesmeni Kelmendi.

Postimi i plotë i Ramiz Kelmendit:

ALBIN KURTI, PUSHKA TOP

Reagim ndaj fillimit të Shantazhit të paralajmëruar në të gjitha fushatat zgjedhore nga Kurti mbi Kompanitë dhe bizneset private të Republikës së Kosovës

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Unë Ramiz Kelmendi pronar i Grupit ELKOS nga Peja, deputet në tre legjislatura të Parlamentit të Republikës së Kosovës, zv/Kryeministër për Çështje Ekonomike në Qeverinë Mustafa dhe ndërmarrës, shprehë shqetësimin e thellë për thirrjet e Albinin Kurtit për Linçim politik ndaj meje, kompanisë time dhe tërthorazi edhe kolegët tjerë biznesmen të suksesshëm, duke tentuar për frikësim, detyrim dhe nënshtrim për të mbështetur personin dhe mendësinë Albin Kurti!

Më duhet të sqaroi se kompania Elkos ka përvojë 30 vjeçare në operim dhe atë nga viti 1990, kur regjimi serbë më shkarkoi nga detyra e Drejtorit të Ndërmarrjes Shoqërore.

I persekutuar në vazhdimësi ashtu siç ishte edhe Albini nga i njëjti regjim serb, ja kam dalur që të triumfoj duke përballuar çdo torturë e propagandë ndaj personit tim. E kam luftuar atë regjim dhe nuk jam nënshtruar asnjëherë. Veprimtaria ime sot është storie suksesi për Kosovën.

Andaj, paraqitja në Istagram e Albin Kurtit, se pronari i ETC-së (ka zgjedhur të mbështesë regjimin e vjetër), thërret militantët personal të tij për aktivitete, veprime dhe metoda të ulëta!

Albin, në Kosovë nuk ka regjime dhe nuk do ketë regjime. HARROJE!

Ka kushtetutë dhe ligje, sikur për mua dhe për ty, e në bazë të të cilave, bash kush – kë do – mbështet!

Ti, unë, tjetri e tjetri e posaçërisht punonjësi të cilin e keni nënvizuar, për të cilën kam dhimbje dhe drojë se ka rënë nën ndikimin e shkollave tuaja përpunuese. E din ti Albin për çfarë po flas!

Albin Kurti, si i nominuar për Kryeministër dhe si më i votuari nga kandidaturat, Kushtetuta dhe ligji të obligon që të jesh i të gjithëve, andaj fillo mendo ndryshe. E di se e ke vështirë, të kuptojë.

Albin, kështu, pikërisht me këto metoda më akuzove edhe në rastin e taksës 100%, të cilën unë dhe kompania ime me përpikëri dhe nderë e respektuam dhe po vazhdojmë ta respektojmë si vendim shtetëror dhe tani si duket … ka ardhur koha ta heqësh vet. Unë nuk të kam faj për këtë, andaj mos u mundo të krijosh lajmin diku tjetër, sa për ta mbuluar dhe mbytur lajmin e madh që të pret në këtë drejtim!

Albin, nëse të lejon ish-shefi im z.Isa Mustafa, ti do jesh kryeministër, por assesi dhe kurrë nga një pozicion i tillë, nuk do të mund të jesh arbitër, gjykatës dhe prokuror! HARROJE! Ide të tilla kanë ikur në shekullin e kaluar Albin.

Me këtë rast, ftoj publikisht organet e rendit dhe drejtësisë dhe Avokatin e Popullit që të veprojnë në hetimin dhe qëllimet e errëta të këtij rasti, në funksion të zbardhjes së të vërtetës.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori