Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot (e diel) në takim këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka ardhur në Kosovë me rastin e edicionit të tretë me radhë të Festivalit Sunny Hill.

Kreu i Qeverisë e përgëzoi yllin botëror për suksesin e saj fantastik dhe e vlerësoi të veçantë zërin, muzikën dhe performancat e saj në skenat botërore.

Ai e falënderoi për përfaqësimin dinjitoz dhe promovimin e vlerave artistike të Kosovës kudo në botë.

Kontributi që keni dhënë e po jepni për Kosovën është i pamatshëm – citohet të ketë thënë Kurti.

Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi "A të jep nëna nuse në fshat?" Reagimi qesharak i Dua Lipës kur pyetet nga fansi "A të jep nëna nuse në fshat?"

Këngëtarja e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe ritheksoi angazhimin dhe përkushtimin e saj për promovimin e artistëve dhe talentëve tanë, si dhe për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Reklama
Reklama

Në takim ishte i pranishëm edhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, me të cilin biseduan rreth mbarëvajtjes së Festivalit Sunny Hill, që përmbyllet sonte.

Dua Lipa bëhet me pullë postare në Kosovë Dua Lipa bëhet me pullë postare në Kosovë

Lipa ka thënë se ky edicion i festivalit ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh të të rinjve nga e gjithë bota. Ai shtoi se gjatë tri netëve të festivalit kanë qenë të pranishëm të rinj nga 60 shtete.