LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Çeku bëjnë homazhe për regjisoren Berisha: Angazhimi e puna e saj për teatrin e filmin lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë

Kurti e Çeku bëjnë homazhe për regjisoren Berisha: Angazhimi e puna e saj për teatrin e filmin lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në hollin e Teatrit Kombëtar homazhe për regjisoren e ndjerë, Burbuqe Berisha, kanë bërë së fundmi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Kurti në fjalimin para medieve ka lartësuar figurën e ish-drejtoreshës së TKK-së duke thënë se puna dhe veprat e saj kanë lënë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë.


“Erdhëm sot këtu në Teatër të cilin e deshi aq shumë dhe që kontribuoi gjithë jetën që t’ia japim lamtumirën e fundit regjisores Burbuqe Berisha. Qysh në kohën e okupimit të serbisë e deri në ditët e fundit Burbuqe Berisha nuk është ndalur asnjëherë dhe angazhimi i saj e puna e saj për teatrin dhe filmin tek ne lë gjurmë të shkëlqyera në kulturën tonë”.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Veprimtaria dhe krijimtaria artistike e Burbuqe Berishës bën kujtimin tonë për të pashlyeshëm por ngelet edhe si trashëgimi për brezat e artdashësve të cilët do të vijnë pas saj. Kam pasur fatin shpesh ta takoj të rrimë bashkë e të diskutojmë bashkë për artin e kulturën për filmat tek ne e në botë dhe ajo nuk ka qenë vetëm një artiste e talentuar, por edhe e angazhuar që i ka ndihmuar të tjerët e në debatet për të cilët ka marrë pjesë ka kontribuuar edhe në artistët e tjerë para dhe pas saj. E kujtojmë me nderime e me mall Burbuqe Berishën të cilën vdekja na e rrëmbeu para kohe por asnjëherë nuk do të mund të na marrë mbresat e fuqishme që i la tek ne me jetën dhe veprën e saj”, ka thënë ai.

Nisin homazhet për regjisoren e ndjerë Burbuqe Berisha
Lexo po ashtu Nisin homazhet për regjisoren e ndjerë Burbuqe Berisha

Ministri i Kulturës në anën tjetër u zotua se do të bëjë çmos që puna e Berishës t’i përcillet brezave të ardhshëm.

“Komuniteti artistik i Kosovës ka humbur një punëtore të madhe të palodhshme, ndërsa shoqëria kosovare ka humbur një qytetare mjaft aktive dhe të zellshme asnjëherë që nuk është ndalur asnjëherë së punuari dhe prodhuari në art e kulturë. Edhe në momentin kur po jepte frymën e fundit, Burbuqe Berisha ishte duke punuar duke me regjinë e koncertit të parë të Operas së Kosovës pranë ambientit të Ministrisë së Kulturës. Ishte moment i trishtë, por ne do ta kujtojmë jetën dhe veprën e saj”, tha ai.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

“Si Ministri e Kulturës zotohemi që do bëjmë çmos që puna e saj t’i përcillet brezave të ardhshëm dhe në të njëjtën kohë do bëjmë krejt çfarë është në dispozicionin tonë që artistët e mëdhenj siç është rasti Burbuqe Berishës të vazhdojnë ta kenë vendin e merituar në historinë tonë artistike. I shpreh ngushëllime familjes miqve kolegëve, komunitetit artistik dhe gjithë shoqërisë kosovare”, vazhdon më tej Çeku.

Varrimi i filmbërëses do të bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi
Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori