LAJMI I FUNDIT:

Kurs intenziv në balet – si po punon Edinson Cavani në ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e tij

Kurs intenziv në balet – si po punon Edinson Cavani në ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e tij

Edinson Cavani ndër vite ka bërë që shumë mbrojtës të vallëzojnë mbas tij dhe kjo tashmë ka një arsye, ai mban mësime për balet.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar shtatë gola për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, një numër jo i keq për një 34-vjeçar që iu bashku Manchester Unitedit në verën e kaluar.


Siç mësohet, Cavani iu bashkua klubit të baletit “Ballet Nacional de Sodre” në Uruguai pasi e shkëputi kontratënme Paris Saint-Germainin në edicionin e kaluar.

Derisa kaluar sfidën përballë Real Sociedadit, Chelsea mund të jetë kundërshtari i radhës që mund t’i provojë gishtrinjët e fuqishëm të sulmuesit.

The Blues do të jenë nikoqir të Unitedit për sfidën që zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Stamford Bridge.

Fizioterapisti i lartë i baletit Luke Abnett beson se valltarët janë shumë më të fortë se sa tifozët e futbollit mund t’u japin vlera dhe beson se suksesi i Cavanit është pjesërisht për pasionin e tij të ri.

Ai i tha për Irish Times: “Në kile për kile, balerinët janë atletët më të fortë që do të gjeni”.

“Në balet, ka nevojë që jo vetëm të ketë forcë të lëvizjes por saktësi të lëvizjes. Është një kombinim i muskujve të fortë të lëvizjes me muskujt e qëndrueshmërisë së rregullimit të ekuilibrit”.

“Kur arrini në nivele më të përparuara të aftësive të baletit, jeni duke punuar në kërcim, kthim, pirueta, kontroll dhe rotacion”.

“Ulja në pozicione interesante dhe transferimi i peshës tuaj ndërsa lëvizni në hapin tjetër – e gjithë kjo do të vlente për situata të tilla”.

Me disiplinën gjithashtu e dobishme në zvogëlimin e lëndimeve të muskujve, mund të bëjë që Cavani që qëndrojë edhe për një kohë te Unitedi. /Telegrafi/