LAJMI I FUNDIT:

“Kurrë nuk është vonë” – futbollist 29 vjeçar që luante në ligat amatore para pesë vitesh merr ftesë nga Franca e Didier Deschamps

“Kurrë nuk është vonë” – futbollist 29 vjeçar që luante në ligat amatore para pesë vitesh merr ftesë nga Franca e Didier Deschamps

Jonathan Clauss është thirrur në skuadrën e Francës për herë të parë në moshën 29-vjeçare, pasi nuk ka përfaqësuar kurrë vendin e tij në asnjë nivel.

Ai dikur luante edhe në ligat më të ulëta të futbollit francez dhe gjerman, ndërsa sot me plot emocione ka pranuar thirrjen nga Didier Deschamps.

Më poshtë një rrëfim i tij për karrierën, lëndimet, deri te ftesa e kombëtares.

Karriera e tij në ligat amatore dhe ngjitja e vonshme

I lindur në Francën lindore në Strasburg, Clauss iu bashkua akademisë së të rinjve të klubit të tij të lindjes për t’u larguar pas 10 vitesh, pasi kishte ëndërr që të bëhet profesionist, por që fillimisht dukej që po shkonte drejt shkatërrimit.

Pas tre vitesh me një ekip amator në Strasburg, ai u bashkua me ekipin gjerman të divizionit të gjashtë SV Linx, një hap që më vonë do t’i shërbente mirë pasi përmirësoi aftësitë e tij.

Pastaj luajti në dy klube të ndryshme amatore franceze përpara se të nënshkruante përfundimisht një kontratë të parë profesionale – në moshën 24 – me klubin e Ligue 2, Quevilly- Ruen.

Nga aty ku u dallua me tetë asistime u bashkua me Arminia Bielefeld në Bundesliga 2. Por në sezonin e tij të parë ai pësoi një dëmtim në një ndeshje miqësore ndaj Dinamo Brest, duke mos luajtur fare.

Clauss kishte fat të mirë në sezonin 2019/20 ku fitoi titullin e Bundesligës 2 dhe shënoi pesë gola, duke shtuar tetë asistime.

Pas kontratës, ai u bashkua me Lens, ku në sezonin e parë kishte një sezon fantastik me tre gola dhe gjashtë asistime në 33 paraqitje, ndërsa Lens u rikthye në Ligue 1.

Edicioni aktual

Zhurma që Clauss të thirrej në skuadrën e Francës në mes të sezonit 2020/21 kishte rënë në fazat e hershme të sezonit 2021/22. Pas një serie suksesi në fillim të sezonit me një gol dhe tre asistime në pesë ndeshjet e para të ligës, forma e Clauss u ul pasi ai shtoi vetëm një asistim në shtatë paraqitjet e tij të ardhshme.

Clauss e kishte pranuar se spekulimet se do të merrte një thirrje nga Didier Deschamps e kishin shpërqendruar. “Po e detyroja veten të mos e bëja, por fola për këtë me të dashurën time. Në një moment, ajo më tha: “Nuk janë vetëm të dobëtit që qajnë”. Më bëri mirë, dhe fjeta aq mirë atë natë. Herën tjetër, nuk do të hezitoj të qaj përsëri”, deklaroi ai.

Tani ai ka katër gola dhe nëntë asistime – të dyja rekorde në karrierë – dhe në fakt është thirrur nga Franca.

Klubi i Lens poston momentin kur ai e kuptoi se ishte në listë

 Skuadra e Lens e ka ndjekur trajnerin e Kombëtares franceze në TV në dhomat e zhveshjes.

Pasi është përmendur emri i Clauss ka shpërthyer festa. Të gjithë shokët e skuadrës kanë përgëzuar lojtarin që merr ftesën për herë të parë duke bërë kështu ëndrrën realitet.

Nuk munguan lotët e gëzimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori