LAJMI I FUNDIT:

Kur “Rolling Stones” pushuan nga puna Donald Trumpin

Kur “Rolling Stones” pushuan nga puna Donald Trumpin

Keith Richards, anëtar i grupit të rrokut në SHBA, “The Rolling Stones” ka kërcënuar Donald Trump-in me thikë në një koncert në vitin 1989.

Menaxheri i turneut të grupit “The Rolling Stones”, Michael Cohl tha se grupi nuk dëshironte që Trump të përfshihej në promovimin e grupit.


Grupi kishte nevojë për një promotor, i cili do të ishte i gatshëm të vinte në dispozicion miliona dollarë, por Stones nuk dëshironin të lidheshin me Trump.

Ata nënshkruan një marrëveshje me të, duke përcaktuar se ai nuk do të përfshihej në ndonjë cilësi promovuese jashtë Atlantic City dhe nuk do të lejohej në shfaqje.

Gjithçka nisi kur grupi do të jepte një intervistë në orën 6:40 të mbrëmjes në lajmet kombëtare, për të folur për dhe për të promovuar një metodë fitimi për ta, e njohur si pay-per-view, (paguaj që të shikosh).

Por Trump kishte përgatitur një konferencë për shtyp rreth një orë para se të kryhej intervista. Producenti Michael Cohl bëri disa përpjekje për të ndaluar Trump, por asgjë nuk funksionoi.

Ai tregon se punët shkuan deri aty sa, “Keith nxori thikën e tij mbi tavolinë dhe tha: Çfarë dreqin duhet të bëj, të shkoj vetë atje dhe ta pushoj nga puna? Njëri prej nesh duhet të lërë ndërtesën, ose ne ose ai”.

Producenti shkoi vetë të Trump dhe i shpjegoi situatën. Trump u zbut vetëm pasi në ndërtesë u shfaqën 40 roje të sigurisë të grupit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori