Kur mendon se do të fitosh lehtë - vendosi bast një milion dollarë për fitoren e Spanjës, pasoi një tronditje absolute


Kepi i Gjelbër ka shkaktuar surprizën më të madhe të deritanishme të Kupës së Botës 2026, duke barazuar 0-0 me Spanjën, një nga favoritët kryesorë për fitimin e trofeut.
Rezultati i papritur nuk tronditi vetëm tifozët e futbollit, por edhe botën e basteve. Platforma e parashikimeve me kriptovaluta Polymarket bëri të ditur se një përdorues kishte vendosur plot 1 milion dollarë në fitoren e Spanjës ndaj Kepit të Gjelbër.
Me kuotën 1.085, bastvënësi priste të fitonte rreth 85 mijë dollarë, duke e konsideruar ndeshjen si një mundësi të sigurt për fitim. Megjithatë, plani i tij dështoi përballë rezistencës së jashtëzakonshme të debutuesve afrikanë.
🚨BREAKING: Someone just put $1M on Spain to WIN their match vs Cape Verde today
This pays out is $1,085,943.48 on Polymarket pic.twitter.com/7ODo3dJ7Pl
— Polymarket Sports (@PolymarketSport) June 15, 2026
Heroi i mbrëmjes ishte portieri veteran Vozinha, i cili zhvilloi një paraqitje spektakolare dhe realizoi shtatë pritje vendimtare, duke mbajtur portën e paprekur përballë sulmit spanjoll.
Spanja krijoi disa raste të mira shënimi dhe goditi edhe shtyllën, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Në anën tjetër, Kepi i Gjelbër festoi pikën e parë historike në një Kampionat Botëror, duke shkruar një nga kapitujt më të bukur të turneut.
Përfaqësuesja afrikane kishte paralajmëruar potencialin e saj edhe para Botërorit, kur mposhti bindshëm Serbinë me rezultat 3-0 në një ndeshje miqësore.
Barazimi ndaj Spanjës tashmë konsiderohet një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026 dhe një moment historik për futbollin e Kepit të Gjelbër. /Telegrafi/








































