LAJMI I FUNDIT:

Kur fiton ‘lotarinë’ – Maarten Stekelenburg, nga portieri i dytë te Ajaxi në startues te Kombëtarja e Holandës

Kur fiton ‘lotarinë’ – Maarten Stekelenburg, nga portieri i dytë te Ajaxi në startues te Kombëtarja e Holandës

Maarten Stekelenburg i lindur në 1982, kishte rënë dakord të bashkohej me Ajax një vit më parë, në rolin e portierit të dytë. 

Ai po vinte nga një vit me Everton ku nuk kishte luajtur, ndërsa kishte vetëm pesë ndeshje në tre sezone.

Portieri holandez kishte pranuar që të ishte zëvendësues i Andre Onanas.

“Është fantastike që Onana të qëndrojë. Unë kam biseduar me trajnerin Ten Hag para se të vija dhe e di cili është roli im. Unë do të përpiqem ta pres atë dhe të qëndroj vigjilent”, kishte thënë ai në prezantim.

Sidoqoftë, fati filloi këtu për Stekelenburgun, pasi Onana u ndalua për doping – i dënuar me nëntë muaj.

Ish- portieri i Romës, Fulhamit, Monacos dhe Southamptonit – zhvilloi nga atëherë 21 ndeshje, duke pësuar 12 gola dhe duke e mbajtur portën e pa prekur në 10 takime.

Numra që bën të gjithë të mendojnë – ndërsa kulmoi me ftesën befasuese ë Kombëtares së Holandës.  Stekelenburg pastaj ka rinovuar edhe me Ajax deri në 2022.

Sidoqoftë të kthehemi dhe të shohim se si ndodhi që portieri që mbrojti në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010 dhe pësoi golin nga Andre Iniesta u kthye në kombëtare.

Jasper Cillessen rezultoi pozitiv për COVID-19 dhe Frank de Boer vendosi të përjashtonte portierin e Valencias.

“Unë kurrë nuk isha ndjerë kaq i pafuqishëm ose i zemëruar. Ai thotë se nuk jam i aftë, ndërsa unë jam super i aftë. Kishte shumë kohë. Unë nuk e di se çfarë ka ndryshuar”, ishte ankuar ish-portieri i Barcelonës pas përjashtimit.

Stekelenburg tani do të kishte vetëm Tim Krulin si rival për portën e tulipanëve.

“Një vit i çmendur? Është e qartë që gjërat kanë ndryshuar, por unë shpresoja të kthehesha në Holandë. Ndonjëherë nëse punon shumë, fati vjen vetvetiu . Ky është shpërblimi për gjithçka që kam kaluar”, ka thënë portieri.

Miqësorja ndaj Gjeorgjisë (3-0) përfundimisht e bindi De Boerin. “Jam ndjerë vërtet mirë. Shpresoj se trajneri do të më zgjedhë”, kishte thënë Stekelenburg.

Përgjigjja erdhi shpejtë. “Ka pasur një debat intensiv. Të dy janë në një nivel të shkëlqyeshëm. Është një zgjedhje e vështirë, çështje intuite. Unë kam shumë respekt për Tim, por fillestari do të jetë Marteen”, deklaroi De Boer.

Një zgjedhje që bëri që Stekelenburgun të bënte histori në fitoren kundër Ukrainës (3-2). Ai është lojtari më i vjetër në Euro 2020, gjithashtu u bë lojtari më i vjetër (38 vjet dhe 264) që përfaqëson Holandën në një turne të madh.

Ai mposhti rekordin e vendosur nga Van der Sar (37 vjet dhe 236 ditë) në 2008.

Stekelenburg tani është në mesin e 5 lojtarëve më vjetën që kanë luajtur në Kampionatet Evropiane.

Vetëm Peter Shilton (38 dhe 271), Morten Olsen (38 dhe 303), Lothar Matthaus (39 dhe 91) dhe Gabor Kiraly (40 dhe 86 ditë) e tejkalojnë atë.

Rekordi i portierit mitik hungarez do të mbetet dhe gjatë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori