LAJMI I FUNDIT:

Kupola të mbuluara me baltë, arkitektja franceze thotë se mund të sigurojnë strehim edhe gjatë fatkeqësive natyrore (Foto/Video)

Kupola të mbuluara me baltë, arkitektja franceze thotë se mund të sigurojnë strehim edhe gjatë fatkeqësive natyrore (Foto/Video)

Një arkitekte franceze po përdor një dron për të krijuar kupola të mbuluara me baltë, rreth 2 metra të gjatë, për emergjencat dhe strehimin e refugjatëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ato janë të ndërtuara duke bashkuar thasët me sanë në një kornizë druri dhe duke spërkatur një përzierje prej balte dhe fibra në strukturë.


Arkitektja Stephanie Chaltiel më së fundi paraqiti një nga këto kupola në Festivalin e Dizajnit të Londrës në shtator.

Chaltiel ka thënë për businessinsider se ekipi i saj ka punuar për të bërë kupolat më të qëndrueshme, duke krijuar një derë të vogël dhe forcuar nyjet në kornizën prej druri.

Siç pretendon ajo, kjo “shtëpi” mund të rezistojë tri ditë me shi të rëndë, pa problem – duke shtuar se për ndërtimin e saj duhet investuar rreth 3500 dollarë. /Telegrafi/