LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtari e quajti “majmun” gjatë gjithë ndeshjes, Melo ia kthen në mënyrë epike

Kundërshtari e quajti “majmun” gjatë gjithë ndeshjes, Melo ia kthen në mënyrë epike

Felipe Melo vijon të jetë protagonist edhe jashtë fushave të lojës.

Ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventusit, Interit ka ofenduar Gaston Rodriguez pas ndeshjes mes Palmeiras dhe Penarol (3-2), e vlefshme për Coppa Libertadores.


“Më quajti majmun gjatë gjithë lojës. Mendoj se edhe në imazhet televizive kjo mund të vërtetohet”, ka thënë fillimisht Melo.

Felipe Melo nuk ndryshon, 13 qepje në fytyrë dhe vazhdoi lojën me fashë në kokë (Foto/ Video)
Lexo po ashtu Felipe Melo nuk ndryshon, 13 qepje në fytyrë dhe vazhdoi lojën me fashë në kokë (Foto/ Video)

“Nuk e di përse ai u soll kështu. Duhet të ketë ndonjë problem. Ndoshta gruaja e tij e ka tradhtuar me ndonjë të zi”.

Melo shprehet se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse do të ishte Melo i disa viteve më parë.

“Janë gjëra që ndodhin. Nëse do të kisha qenë Felipe Melo i kohëve të më parme do ta kisha goditur, por falë Zotit tani di të kontrollohem”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/