LAJMI I FUNDIT:

Kumbulla flet për raportet që ka me Mourinhon: Është nder të punoj me të

Kumbulla flet për raportet që ka me Mourinhon: Është nder të punoj me të

Marash Kumbulla është pjesë e Romës që dy vite dhe ngadalë por me hapa të sigurt po e merr vendin në formacionin bazë.

Pas një fillimi shumë të vështirë këtë edicion nën urdhrat e Mourinhos, Kumbulla ka filluar të luaj rregullisht.


Mbrojtësi shqiptar i është përgjigjur tifozëve të Romës në Twitter në disa pyetje që ata i kanë dërguar.

Fillimisht Kumbulla foli për marrëdhënien që ka me trajnerin Jose Mourinho, ku tha se është nder për të që punon me një trajner kaq të madh.

“Për një futbollist të ri, është një mundësi fantastike që të punosh me një trajner si Mourinho. Po mësoj shumë me të, sidomos nga ana e karakterit”.

“Ndihem mirë me Mourinhon, sepse unë i vlerësoj shumë personat e sinqertë”, tha fillimisht Kumbulla.

Tutje ai u pyet për shokun e skuadrës më të vështirë për tu markuar gjatë stërvitjeve dhe ai zgjodhi dyshen Zaniolo – Abraham.

“Sulmuesit tonë janë shumë të fortë, kështu që po them Zaniolo dhe Abraham”, tha Kumbulla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori