LAJMI I FUNDIT:

Kujdestari i qenve të Lady Gagas flet për herë të parë për sulmin, thotë se këngëtarja ka qenë shumë mbështetëse dhe e kujdesshme pas asaj që ndodhi në Los Angeles

Kujdestari i qenve të Lady Gagas flet për herë të parë për sulmin, thotë se këngëtarja ka qenë shumë mbështetëse dhe e kujdesshme pas asaj që ndodhi në Los Angeles

Kujdestari i qenve të Lady Gagas, Ryan Fischer, i cili u qëllua me armë nga dy burra në Hollywood, thekson se ylli i muzikës pop ka qenë jashtëzakonisht mbështetëse dhe e kujdesshme për shërimin e tij.

Në një intervistë me Gayle King të CBS , Fischer, i cili gati vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit, tha se fituesja e ‘Oscar’ ‘më ka ndihmuar shumë’.


“Ajo ka qenë një mike për mua”, tha ai. “Pasi u sulmova, familja ime u largua dhe unë kisha terapistë për traumat që kam marrë”.

Foto: YouTube

Ryan gjithashtu zbuloi se ai qëndroi në shtëpinë e Gagas për disa muaj më radhë pasi ndihej më i sigurt.

Ai gjithashtu tregoi se përse filloi një ‘GoFundMe’ që i bëri njerëzit të supozojnë se Gaga nuk po ndihmonte aq sa pretendoi. King shpjegoi se Fischer tha se nuk donte të ishte plotësisht i varur nga një person i famshëm.

“Ishte një e shtënë e rëndë”, tha ai. “Dhe kur u ktheva, sepse më duhej të kthehesha në spital për herë të dytë për të kryer operacionin, njerëzit që i kisha parë atë natë më thanë që ata nuk mendonin se unë do të mbijetoja”.

Foto: YouTube

Incidenti ndodhi më 24 shkurt kur kujdestari po shëtiste bulldogët francezë të Gagas të quajtur Miss Asia, Koji dhe Gustav gjatë natës në Los Angeles. Ai u qëllua në gjoks dhe dy qen, Koji dhe Gustav, u vodhën.

I njëjti u dërgua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni dhe fatmirësisht disa ditë më vonë qentë e Ladyt u kthyen të sigurt.

Pesë persona akuzohen lidhur me rastin – tre burra dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar – dhe të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Policia arrestoi James Jackson, 18 vjeç, Jaylin Ëhite, 19 vjeç dhe Lafayette Whaley, 27 vjeç.

Ata akuzohen për tentim vrasje, komplot për të kryer grabitje dhe grabitje të shkallës së dytë, sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut në Los Angeles. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori