Kufjet Google Pixel Buds A-Series TWS marrin një ngjyrë të re

Google i prezantoi kufjet Pixel Buds A-Series TWS qershorin e vitit të kaluar në ngjyrat Clearly White dhe Dark Olive.
GSM Arena raporton se tani këtyre dy ngjyrave u bashkohet një version i tretë – ngjyra Charcoal, transmeton Telegrafi.
Modeli Charcoal kushton 101 euro, njëjtë si dy ngjyrat e tjera dhe mund të porositet paraprakisht nga Google Store.
Përveç ndryshimit të ngjyrave, specifikimet dhe veçoritë e serisë A të Charcoal Pixel Buds mbeten të njëjta me versionet Clearly White dhe Dark Olive. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































