LAJMI I FUNDIT:

Kuarteti Rona Nishliu debuton suksesshëm ‘Me motive tonat’

Kuarteti Rona Nishliu debuton suksesshëm ‘Me motive tonat’

“Me motive tonat” është debutim mbresëlënës i Kuartetit Rona Nishliu.

Albumi përmban tetë këngë tradicionale të riaranzhuara, nga të gjitha rajonet e banuara nga shqiptarë në Ballkan dhe Mesdhe, si dhe një këngë origjinale të shkruar gjatë prodhimit të albumit. Përmban edhe një dokumentar dhe video muzikore.


Çdokush që ka ndjekur Eurovision Song Contest 2012 në Baku, e njeh Rona Nishliun tashmë. Ajo u paraqit si shqiptare nga Kosova dhe zuri vendin e pestë me zërin e saj mbresëlënës.

Albumi aktual është rezultat i pesë viteve punë të përkushtuar dhe hulumtimi intensiv të muzikës popullore shqiptare. Nga eksperimentimi me vokal dhe piano, i cili filloi në vitin 2011, projekti gradualisht u rrit në kuartet etno-jazz me shtimin e kontrabasit dhe baterisë në fillim të vitit 2015.

Në të njëjtën kohë, Rona Nishliu, Edon Ramadani, Kiril Tufekchievski dhe Nesim Maxhuni kanë hulumtuar edhe sfondin që ka çuar në krijimin e repertorit të tyre. Duke vepruar kështu, ata e kuptuan se shumë këngë rajonale janë rezultat i shkëmbimit me kulturat e tjera.

“Me motive tonat” është një interpretim krejtësisht i ri i këtyre këngëve popullore. Kuarteti Rona Nishliu sjell kompozime në një kontekst bashkëkohor. Disa nga këngët më të vjetra, si “Moj e bukura More” nga fundi i shekullit të 14-të, janë jazz modern. Kuarteti gjithashtu jep një kontribut të rëndësishëm për ri-zbulimin e këngëve tradicionale që merren me çështjet sociale, morale, dhe gjinore.

Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Rona Nishliut
Lexo po ashtu Këtu mund t'i lexoni të gjitha lajmet rreth Rona Nishliut

Albumi u regjistrua live në Prishtinë në fund të prillit 2015 dhe u prezantua në tetor të vitit 2015. Prodhimi i albumit nuk ishte pa probleme, siç mund të imagjinohet nga situata politike dhe pasojat e luftës në Ballkan.

Përjetimi i “Me motive tonat” dhe historive që projekti bart me vete, është tepër shpërblyes. Kënga dhe zëri i Rona Nishliut janë pabesueshmërisht të zhdërvjellët dhe të gjithanshëm. Veçanërisht, në pasazhet e përmbajtura dhe të qeta, frazat e saj çlirojnë dritëhijet më të bukura. Shoqërimi i pëlqyeshëm nga pianisti Edon Ramadani është veçanërisht pozitiv.

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori