LAJMI I FUNDIT:

Kthimi në 4-3-3 dhe një ndryshim tjetër: Si mund të rreshtohet Real Madridi pa Vinicius Jr?

Kthimi në 4-3-3 dhe një ndryshim tjetër: Si mund të rreshtohet Real Madridi pa Vinicius Jr?

Lëndimi i Vinicius Jr. detyron trajnerin Carlo Ancelottin të ri-mendojë formacionin e tij për ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.

Raporte të shumta sugjerojnë se Ancelotti do të rikthehet në formacionin 4-3-3, por ka gjithashtu një shans që ai të qëndrojë në 4-4-2 pasi  e dimë që ‘Carletto’ nuk e ndryshon stilin e tij lehtë, veçanërisht atë fitues.


Mediat spanjolle kanë publikuar dy mënyra se si Real Madridi mund të formohet pa Vini duke shkuar përpara.

Reali në telashe të mëdha, lëndimi i Vinicius Jr është më serioz se sa u mendua në fillim
Lexo po ashtu Reali në telashe të mëdha, lëndimi i Vinicius Jr është më serioz se sa u mendua në fillim

Ancelotti mund të kalojë nga një sulm me dy në një sulm me tre lojtarë, me Rodrygo Goes që do të zërë një vend në krahun e majtë. Federico Valverde do të luajë në të djathtë, një pozicion që ka luajtur shumë për Real Madridin.

Bellingham do të duhet të kthehet më mbrapa në këtë sistem dhe rikthimi i tij mund të ndikoj. Megjithatë, Carletto mund t’i japë atij lirinë për të vazhduar të mbërrijë në zonë si sulmuesi shtesë.

Real Madridi refuzon oferta të shumta nga agjentët për të nënshkruar me një sulmues të ri
Lexo po ashtu Real Madridi refuzon oferta të shumta nga agjentët për të nënshkruar me një sulmues të ri

Ancelotti gjithashtu ka të ngjarë të vazhdojë me formacionin e tij 4-4-2 me Joselu që zëvendëson Vinicius Jr në dyshen e sulmit. Ky ishte sistemi i Real Madridit kundër Celtas Vigos, pasi Vini mori dëmtimin.

Real Madridi arriti të fitojë në Celta pavarësisht pengesave, por ndeshjet e ardhshme do të përcaktojnë se sa mirë do të jetë pa yllin e tyre brazilian.

Real Madrid (4-3-3): Kepa ; Fran, Alaba, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Tchouameni, Bellingham; Rodrygo, Valverde, Joselu

Real Madrid (4-4-2): Kepa; Fran, Alaba, Rudiger, Carvajal; Camavinga, Tchouameni, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Joselu

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë

Serie A
Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Paqueta rrezikon të përjashtohet përjetësisht nga futbolli

Premier League
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

Flick ka punuar me tre lojtarë aktual të Barcelonës - kryesia katalunase e pyeti vetëm njërin se si punon trajner gjerman

La Liga
Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e mbyll çerekun e parë në epërsi ndaj Trepçës

Super Liga
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë - Man United në vendin e dytë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori