LAJMI I FUNDIT:

Kthimi i bashkatdhetarëve, ende pa kolona në pikat kufitare

Kthimi i bashkatdhetarëve, ende pa kolona në pikat kufitare

Bashkatdhetarët që jetojnë në shtetet perëndimore tanimë kanë nisur të vijnë për pushime në vendlindje. Ata thonë se ende nuk kanë filluar pritjet e gjata nëpër kufi sikurse gjatë muajve të verës, kur vërehet një fluks i madh i atyre që vijnë në Kosovë. Ndërsa, ata që përfunduan vizitën në vendlindje, thonë se do të vijnë përsëri gjatë verës, pavarësisht pritjeve e kolonave deri te të dashurit e tyre.

Çdo vit përmes Merdares mijëra bashkatdhetarë vijnë në vendlindje. Ardhja e tyre tashmë ka filluar të vërehet, por për fatin e tyre të mirë, ende nuk kanë nisur pritjet e gjata në kufi.


Ndodhemi në pikëkalimin kufitar në Merdar, pikë kjo e cila gjatë muajve të verës mbetet më e frekuentuara. Aktualisht në këtë pikë kufitare nuk ka kolonë, por mërgimtarët që erdhën në Kosovë thonë se deri këtu kanë arritur pa probleme dhe nuk ka pasur kolonë në asnjë pikë kufitare.

Ata që hynë në Kosovë thonë se rruga për te familjarët ishte pa pengesa, për dallim nga vera.

“Në vijmë nga Shtutgarti i Gjermanisë, mirë kemi ardhur, kemi ardh përmes Sllovenisë, Kroacie edhe tani kemi  ardh në Serbi, këtu në Merdare tash, dmth ka qenë absolut shumë mirë, as s’ka pas pritje, as s’ka pas kolona. Nuk qëndrojmë gjatë vetëm dy javë pushim, një javë dojmë me nejt këtu, një javë me shku në Shqipni edhe mu kthy përmas”, tha për RTK-në mërgimtari Gazmend Avdimetaj.

Ai tha se kësaj radhe, për të hyrë në Kosovë procedura nuk zgjaste shumë, por ndryshe ishte në dalje.

Mërgimtarët thonë se pushimet përfunduan shpejt, por që prapë do të vijnë gjatë verës.

“Na jena ardh qe tri javë, shumë mirë kësi hovi ska pas guzhëm, kemi kalu shumë bukur, jom i knaqun. Të ndjekin ndjenjat, vendlindja, familja, dihet ku ke le qatye nin vetën gjithmonë, shko ku dush, vendi yt është vendi yt,familja është familje”, Eqrem Zhuniqi, bashkatdhetar.

“10 ditë kom nejt, ndjenjat janë shumë të mira edhe kur vi, po edhe kur shkoj të mira”, u shpreh Sefedin Canaj, bashkatdhetar.

“Po kismet kemi me ardh verës, me familje në gusht qatëherë, vijmë rrijmë, e kryjmë pushimin, kthehem tani”, tha Veton Qenaj, bashkatdhetar.

Ndryshe gjatë muajve të verës, pritjet nëpër pika kufitare janë disaorëshe dhe të gjata.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori