LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri japonez i pari lider që takon Trumpin

Kryeministri japonez i pari lider që takon Trumpin

Kryeministri japonez, Shinzo Abe u nis sot për Nju Jork ku do të takojë presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, deklaratat e të cilit gjatë fushatës vunë në pikëpyetje angazhimin ushtarak amerikan në Azi.

“Është një nder për mua të takoj presidentin e zgjedhur Trump para drejtuesve të botës”, deklaroi Abe për shtypin.


“Do të diskutoj me presidentin Trump ëndrrat tona për të ardhmen”, shtoi ai.

Gjatë fushatës së tij, kandidati republikan kishte parashikuar tërheqjen e ushtarëve amerikanë në jug të Gadishullit Korean dhe arkipelagut japonez në mungesë të një rritjeje domethënëse të kontributit financiar të dy vendeve.

Ai nuk hezitoi të linte të kuptonte publikisht se do të ishte e preferueshme që këto shtete të pajiseshin me armë atomike.

“Aleanca mes Japonisë dhe SHBA-së është guri i themelit i diplomacisë dhe sigurinë në Japoni”, theksoi Abe në aeroport duke shtuar se aleanca nuk mund të funksionojë pa besimin e ndërsjellë.

“Dëshiroj të ndërtoj një marrëdhënie besimi me Trump dhe të punoj ngushtë me të për paqen dhe prosperitetin e botës”. /kp/