Gjakovë – Pas reshjeve të shiut dhe borës, ekipet operative të Rekës së Keqe kanë kryer pastrimin e veprës marrëse në Bjeshkën e Babaj Bokës.

Sipas njoftimit të KRU Gjakova, pastrimi është bërë me qëllim të mundësimit të rrjedhjes normale të ujit dhe parandalimit të bllokimeve të mundshme në rrjet pas reshjeve intensive.




Punimet u kryen me kujdes, duke garantuar funksionalitetin e plotë të sistemit dhe sigurinë e furnizimit me ujë për zonën përkatëse. /Telegrafi/