Kroos i përgjigjet thashethemeve për një rikthim të mundshëm në futboll

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë sugjerimet për një rikthim sensacional në futbollin profesionist, dy vite pas pensionimit të tij.
Gjatë një paraqitjeje në ‘Laureus World Sports Awards 2026’, 36-vjeçari theksoi se nuk ka asnjë qëllim të ndryshojë vendimin e tij, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për atmosferën aktuale në Madrid.
Kroos u nderua me çmimin “Inspiration Award” në këtë ceremoni, si vlerësim për një karrierë të jashtëzakonshme që përfshin një titull të Kupës së Botës dhe gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve.
Ikona gjerman u tërhoq nga futbolli në vitin 2024, u përball menjëherë me pyetje për një rikthim të mundshëm për të ndihmuar në stabilizimin e skuadrës aktuale të Real Madridit.

Duke folur për mediat në këtë event, përmes AS, Kroos mbeti i vendosur se karriera e tij është përfunduar dhe se rikthimi tani do të rrezikonte vetëm ta dëmtonte trashëgiminë e tij.
“Nuk e kam menduar kurrë këtë, sepse u tërhoqa pikërisht siç dëshiroja. E mbylla atë kapitull, edhe nëse do të mendoja të rikthehesha, tani është shumë vonë”.
“Gjithmonë kam ndjerë se nuk mund të përfundonte më mirë. Çdo gjë që do të vinte më pas do të ishte më keq”.
“Tani kam motivime të tjera në jetë dhe projekte të tjera. Ai kapitull u mbyll mirë për mua dhe u largova i lumtur, pa ndjesinë se mund të ishte bërë më mirë. Isha i lumtur, dhe kaq”, ka deklaruar gjermani./Telegrafi/






















































