LAJMI I FUNDIT:

Kroacia kërkon historinë përballë Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia kërkon historinë përballë Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve

Kroacia do të përballet me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve dhe do të kërkojë të fitojë medaljen e parë të artë në histori.

Pas dy medaljeve të bronzta në kampionatet botërore (në 1998 dhe 2022) dhe të argjendit në Kupën e Botës në Rusi në 2018, kroatët sot kanë mundësinë të fitojnë të artën e parë në garat e UEFA-s dhe FIFA-s.


Në rrugën e tyre drejt të artës, ata përballen me përzgjedhjen gjithmonë të fortë spanjolle, e cila është e rrezikshme, pavarësisht se në pamje të parë nuk ka aq shumë yje në përbërje, siç ishte më parë.

Të dyja përzgjedhjet fituan finalen në ndeshje dramatike. Pas kohës shtesë, Kroacia mposhti me rezultat 4-2 mikpritësin e Final Four-it, Holandën, ndërsa Spanja eliminoi Italinë me një gol në fund të 90 minutave të rregullta.

Skuadrat e mundura të Holandës dhe Italisë do të takohen sot në ndeshjen e parë, e cila do të përcaktojë fituesin e medaljes së bronztë në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja për vendin e tretë do të luhet në stadiumin De Grolsch Veste në Enschede me fillim nga ora 15:00, ndërsa finalja është caktuar për sonte në orën 20:45 në stadiumin e famshëm De Kuip të Roterdamit.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Felix Zwayer./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori