LAJMI I FUNDIT:

Spekulohet për krizë në lidhjen e Luanës (Foto)

Spekulohet për krizë në lidhjen e Luanës (Foto)
(Foto: Instagram/Luana Vjollca)

Ata përfliten se janë një ndër çiftet më romantikë të shou-bizit. Gjithnjë e rrethuar nga lulet e dhuratat e jo vetëm, Luana dhe partneri i saj i spekuluar, Krenari, edhe pse nuk kanë dashur të hedhin foto së bashku në rrjetet përkatëse sociale, duken shumë të dashuruar.

Por, burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” kanë thënë se kanë filluar krisjet e para për çiftin. Sipas këtij njoftimi, shkak është përmendur xhelozia. Mos vallë për shkak të veshjes së ekzagjeruar të bukuroshes Luana, e cila spikat me format e saj bombastike në rrjetet sociale, thuhet në shkrimin e shtojcës.


Edhe pak.. #ShikokushLUAN Sonte! 20:50 @topchannelalbania @shikokushluan

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on Oct 28, 2017 at 6:03am PDT

Para pak kohësh ka nisur edhe emisioni i ri, i cili është nën drejtimin e bukuroshes Luana të quajtur “Shiko kush luan”.

Në postimet e saj të fundit, si edhe në të mëparshmet, moderatorja seksi shfaqet tepër sensuale dhe provokuese me dekolte që bie shumë në sy. Një gjë e tillë i ka “ndezur” fansat e saj duke i bërë komente nga më të ndryshmet. Mbase kjo e ka shtuar akoma edhe më tepër xhelozinë e biznesmenit nga Kosova. Edhe pse, nuk është hera e parë që ai shfaq nota xhelozie ndaj bukuroshes Vjollca, duke bërë që kjo e fundit të stepet në disa postime të saj.

Por nuk është folur më parë për një krisje të tillë. Duke qenë se edhe si tradicionalë që janë shqiptarët nga Kosova  parapëlqejnë që gruan ta kenë për vete dhe më serioze në pamjen e saj. Një gjë e tillë u vu re edhe me motrën e Luanës, Marinën, e cila u bë më e rezervuar edhe më serioze në postimet e saj.

Gjithashtu, mund të thuhet se çifti u pa të ishte pjesë e muajit të mjaltit të çiftit Marina-Getoar, ku Luana nuk harroi të postonte foto të shumta provokuese dhe statuse nga parajsa e egër ku bukuroshja atraktive dukej shumë sensuale e veshur me bikini.

Kjo nuk është pasuar me ndonjë reagim negativ të partnerit të saj. Përkundrazi, kujtojmë që në një foto ku ajo kishte dalë me të brendshme të “Calvin Clain”, Krenari nuk kishte harruar të lë një koment.

Ende nuk dihen arsyet e vërteta të kësaj krisjeje mes çiftit, por mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen apo edhe veshjen e Luanës në “Shiko kush luan”. /Gazeta Shqiptare/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori