Kristjan Asllani gati të largohet nga Interi, vjen oferta arabe për yllin shqiptar

Interi është i zënë me zvogëlimin e skuadrës. Ndër lojtarët që pritet të largohen është shqiptari Kristjan Asllani, i cili është rikthyer nga huazimet te Torino dhe Besiktas dhe nuk është pjesë e planeve të trajnerit Christian Chivu.
Sipas mediave italiane, Al-Jazira, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është e interesuar për mesfushorin shqiptar.
Të dy klubet po përpiqen të arrijnë një marrëveshje. Mbetet të shihet se cila do të jetë formula e transferimit dhe nëse lojtari do të jetë i hapur për destinacionin. Më parë, klube të tjera kishin treguar interes për të, përfshirë Monzën.
🚨🇦🇪 Al Jazira approach Inter midfielder Kristjan Asllani as talks have started club to club.
No decision yet on player side + Inter insist on permanent sale, no loan. pic.twitter.com/fUD77WAB7E
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 25, 2026
I lindur në vitin 2002 , Asllani luajti 33 ndeshje dhe regjistroi 2 gola dhe 2 asistime për Besiktas gjatë periudhës së tij të fundit. Interi e nënshkroi atë nga Empoli, por me kalimin e viteve ai u mbajt jashtë fillimisht nga Marcelo Brozovic dhe më pas nga Hakan Calhanoglu.
Në Ligën Profesionale të Emirateve të Bashkuara Arabe, një kontratë fitimprurëse është gati për të, ndërsa Interi po shtyn përpara për një transferim të përhershëm, me përditësime që priten në orët në vijim. /Telegrafi/












































