LAJMI I FUNDIT:

Kristi Aliaj – finalisti i katërt i Big Brother VIP Albania

Kristi Aliaj – finalisti i katërt i Big Brother VIP Albania
Foto: Top Channel

Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania u zgjodh edhe finalisti tjetër, i katërti me radhë.

Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni, i cili iu bashkua Luiz Ejllit, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxhës.


Me zgjedhjen e Kristit si finalist nga shtëpia u larguan dy banorët e tjerë: Nita Latifi dhe Qetsor Ferunaj.

Foto: Instagram

Kjo pasi kanë mbetur edhe një javë deri te finalja e madhe, ku katër konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Pas 126 ditësh - Luizi largohet për pak nga Big Brother dhe befasohet nga e ëma në një skenë të improvizuar si Shkodra
Lexo po ashtu Pas 126 ditësh - Luizi largohet për pak nga Big Brother dhe befasohet nga e ëma në një skenë të improvizuar si Shkodra

Aliaj theksojmë se ka qenë nga fillimi pjesa e Big Brother VIP Albania, ku krijoi situata të ndryshme e debate me banorët e tjerë.

Foto: Instagram

Ai më së shumti u komentua për raportin me Keisi Medinin, me të cilën nisi një njohje brenda, por që zgjati shumë pak.

Veç kësaj, mbrëmë (e shtunë) në BBVA pati edhe shumë surpriza të tjera për banorët. /Telegrafi/