LAJMI I FUNDIT:

Kripto-milioneri, njihuni me adoleshentin australian i cili derisa është në gjumë i fiton 30 mijë dollarë – ka orë Rolex e vetura të shtrenjta

Kripto-milioneri, njihuni me adoleshentin australian i cili derisa është në gjumë i fiton 30 mijë dollarë – ka orë Rolex e vetura të shtrenjta

Një adoleshent i cili ishte cak i bulizmit sa ishte nxënës i shkollës së mesme, tani i vetëshpallur milioner pas investimit në kriptovaluta përgjatë katër viteve, ka arritur të bëjë një jetë luksoze si 18-vjeçar.

Samuel Snell nga Australia është njëherit bashkëthemelues i komunitetit privat “Crypto Gods”, ku të tjerët mëson sesi duhet investuar në kriptovaluta, transmeton Telegrafi.


Biznesi i tij në këtë komunitet numëron mbi 3.000 anëtarë, e në TikTok shpërndau një sërë videosh të jetës së tij të përditshme, ku shihet luksi i pafund siç janë veturat luksoze.

Samueli fillon ditën duke “kontrolluar llogarinë bankare” për të mësuar sesa ka fituar, por kjo varet sesi ka lëvizur tregu dhe në një rast ka fituar 30 mijë dollarë.

Për vetëm një javë, ai pretendon se ka fituar 20 mijë dollarë dhe i kishte dërguar miqtë për pushime. Në nga dy veturat Mercedes Benz që i ka në garazh kap vlerën e mbi 350 mijë dollarë, sikurse edhe ora me gurë diamanti Rolex.

Kur është në shtëpi përcjell vlerën në treg të kriptovalutave në kompjuterin që e ka në dhomë, dhe që për të i ka shpenzuar hiq më pak se 20 mijë dollarë dhe ka tre monitorë gjigantë me drita LED në tastierë.

Samuel ka një mision – t’i tregojë botës së nuk ka kufizim moshe kur është fjala për rritjen e pasurisë online – e në veçanti tani me rritjen e shpejtë të vlerës së kriptovalutave, ku mijëra të rinj synojnë të shkojnë hapave të tij.

“Fillova në vitin 2014, arsimtarët më thoshin ‘mjaft humbe kohë me kriptovaluta’. Tani kam grupin më të madh të atyre që kanë kriptovaluta nga të cilat kanë bërë shumë prona”, tha ai në një video. /Telegrafi/

@samuelsnelleven when the market down, there is still money to be made 🥱, link in bio to join. #nfts #entrepeneur #successful #money #cryptocurrency #crypto♬ Originalton – Random Clips