LAJMI I FUNDIT:

Krijuesi i hitit “Gangnam Style” i kthehet stilit të dikurshëm (Video)

Krijuesi i hitit “Gangnam Style” i kthehet stilit të dikurshëm (Video)

Reperi koreano-jugor, Psy, është kthyer në origjinë me albumin e tetë të tij, të quajtur “4×2=8”, duke u kushtuar më shumë vëmendje fansave koreanë, ndërkohë që bën atë që do më shumë: performon dhe çmendet në skenë.

Ylli i “Gangnam Style” i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ai e ka lënë prapa suksesin e hitit të vitit 2012, që e bëri atë të njohur ndërkombëtarisht.


“Gangnam Style” mban rekordin si videoja më e shikuar në botë, me 2.8 miliardë klikime në YouTube, transmeton Top Channel. Aktualisht ai ka më shumë se 10 milionë ndjekës në kanalin e tij zyrtar të YouTube, një rekord për një individ në Azi.

A mund të jetë kjo këngë një “Gangnam Style” tjetër? (Video)
Lexo po ashtu A mund të jetë kjo këngë një “Gangnam Style” tjetër? (Video)

Këngët me titull “I Luv It” dhe “New Face”, nga albumi i fundit, i shkojnë më shumë për shtat audiencës koreane, thotë vet këngëtari.

“Kur ‘Gangnam Style’ u bë i famshëm në botë, kjo nuk ndodhi për shkak të lirikës, por sepse kënga ishte në gjuhën koreane dhe askush nuk e kuptonte se çfarë thuhej në tekst, përjashtuar frazën ‘Sexy Lady’. Në fakt unë jam një krijues që fokusohet më shumë te lirika, ndaj, pavarësisht sesa shumë e kam provuar, nuk mund të shpreh plotësisht mendimet e mia. Ndaj, tani thjesht u fokusova te komunikimi me njerëzit e vendit tim”, ka deklaruar Psy.

Me dy fëmijë e tashmë 39-vjeçar, Psy thotë se do të fokusohet më shumë te prodhimi i muzikës dhe ndihma e artistëve të rinj. Si këngëtar, ai thotë se ka arritur gjithçka që kishte dashur, e madje edhe më shumë. Ai do të donte të qëndronte në skenë sa më gjatë që të mundet, por ëndërron të tërhiqet përpara sesa njerëzit të fillojnë të thonë se “nuk ka çfarë të japë më”.

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori