LAJMI I FUNDIT:

Krijoi këngën e Qipros në Eurovision 2022, flet producenti Fatjon Miftari: Një hap i madh për karrierën, shpresoj që në të ardhmen e afërt ta përfaqësoj Kosovën

Krijoi këngën e Qipros në Eurovision 2022, flet producenti Fatjon Miftari: Një hap i madh për karrierën, shpresoj që në të ardhmen e afërt ta përfaqësoj Kosovën

Jo pak i njohur në industrinë e muzikës dhe për më shumë qëndron prapa një sërë hiteve shqiptare që janë realizuar ndër vitesh, të emrave të mëdhenj të skenës.

Fjala është për kompozitorin dhe producentin e njohur, Fatjon Miftari, i cili së fundmi është përmendur në mediat shqiptare e faqet rozë për një sukses të radhës në arenën ndërkombëtare.


Siç u bë e ditur, ai sivjet u përzgjodh për të përfaqësuar shtetin e Qipros në Eurovision Song Contest 2022, si kompozitor dhe producent i këngës, përfshirë edhe yjet e muzikës botërore: Alex P, Arash, Eyelar Mirzazadeh, Robert Uhlmann dhe Viktor Svensson.

E në këtë mes të përfshirë janë edhe dy këngëtarët e tjerë, Filloreta Raçi-Fifi dhe Yll Limani.

Miftari në një bisedë për Telegrafin ka shpalosur detajet rreth këtij projekti duke treguar se si erdhi deri te bashkëpunimi i tyre.

“Tashmë të gjithë jemi të vetëdijshëm që rrjetet sociale shërbejnë si mundësi promovimi dhe urë komunikimi në të njëjtën kohë. Pasi është parë dhe përcjell puna ime, jam kontaktuar nga krerët e ekipit për bashkëpunim. Falënderoj veçanërisht Alex Papaconstantinou për këtë ftesë”, tha Fatjon Miftari për Telegrafin.

Producenti shqiptar tutje ka treguar për vështirësitë që kanë hasur në realizimin e këngës, ndonëse ende ndodhemi në një kohë pandemie.

“Të finalizosh një projekt të këtyre përmasave në këtë kohë pandemie ku pjesë e ekipit kanë qenë muzicient dhe kompozitor nga e gjithë bota patjetër që ka pasur vështirësit e saj. Në pamundësi për të punuar nga afër, shpesh herë jemi detyruar të punojmë edhe me video-telefonatë duke i komunikuar idetë tona në mënyrë virtuale. Këngën e kemi finalizuar së bashku me Alex Papaconstantinou dhe këngëtaren përfaqësuese të Qipros Andromachi në Athinë”, tha ai.

Fifi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari realizojnë këngën e Qipros në Eurovision 2022
Lexo po ashtu Fifi, Yll Limani dhe Fatjon Miftari realizojnë këngën e Qipros në Eurovision 2022

Ai beson se kjo këngë do të ketë suksesin e merituar dhe të vlerësohet në bazë të pritshmërive të tyre.

“Tashmë Qipro veçse është në finale dhe ne presim që kënga të vlerësohet sipas pritshmërive tona”, shtoi më tej kompozitori.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai nuk ka lënë anash pa dhënë mendimin e tij edhe për këngën “Sekret” të Ronela Hajatit, me të cilën përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

“Patjetër që Ronela Hajati është një artiste shumë e talentuar dhe së bashku me ekipin e saj do ta përfaqësojnë Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme”, vazhdon Miftari.

Ky nuk ka dyshim se është një arritje e madhe për Fatjonin, përkundër se përgjatë viteve krijoi këngë e hite të mëdha.

“Për mua personalisht është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe është kënaqësi të punoj përkrah artistëve dhe kompozitorëve të mëdhenj botëror dhe së bashku me Yll Limanin dhe Fifin ta përfaqësojmë shtetin e Qipros në një kompeticion kaq të rëndësishëm në botën e muzikës siç është Eurovision Song Contest”.

Yll Limani (Foto: Instagram)

Dhe në fund ashtu siç shpresojnë të gjithë, edhe Fatjoni shpreh dëshirën që në një të ardhme të afërt ta përfaqësoj shtetin e Kosovës, që akoma nuk është pjesë e garës.

“Shpresoj që në një të ardhme të afërt të mund ta përfaqësoj shtetin tonë Kosovën të cilës fatkeqësisht ende nuk i lejohet pjesëmarrja në Eurovision Song Contest”, përfundon bisedën për Telegrafin producenti.

Yll Limani (Foto: Instagram)

Më poshtë mund ta dëgjoni një pjesë të këngës “Ela” të Andromache të punuar me mjeshtëri nga Fatjon Miftari, si dhe reagimet e njerëzve që u bënë virale në platformën YouTube:

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori