LAJMI I FUNDIT:

Krerët e lartë të shtetit bëjnë homazhe në nder të Nexhmije Pagarushës, lartësojnë figurën e bilbilit të muzikës shqipe

Krerët e lartë të shtetit bëjnë homazhe në nder të Nexhmije Pagarushës, lartësojnë figurën e bilbilit të muzikës shqipe

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës gjatë ditës së shtunë janë bërë homazhe në nderim të të ndjerës, bilbilit të muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

Pagarusha ndërroi jetë në banesën e saj në lagjen Ulpiana” në Prishtinë, në moshën 86-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.


Krerët e lartë politikë kanë realizuar sot (e shtunë) homazhe pranë TKK-së në Prishtinë, në nderim të ikonës së muzikës.

Albin Kurti: Nexhmija do të na këndojë në mendje për aq sa zemrat të na rrahin neve

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ishte një nga të parët që u pa i pranishëm gjatë homazheve për Nexhmije Pagarushën.

Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"
Lexo po ashtu Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

Ai e lartësoi figurën e së ndjerës, duke e shquar si ikonë të muzikës shqipe.

“Për të tjerët duhet të zotohemi se nuk duhet t’i harrojmë, bilbilin tonë as nuk duam as nuk mund ta harrojmë. Do të na këndojë në mendje për aq sa do të na rrahin zemrat neve. Sot erdhëm për ngushëllime te familja dhe tyë afërmit e këngëtares sonë të madhe Nexhmije Pagarusha. Nesër do të ketë homazhe po këtu deri në orën 11:00, ku do të mbahet edhe një mbledhje komemorative. Dhe nga ora 11:30 nga TKK në rrugën ‘Nëna Terezë’ deri te Hoteli grand do të ketë një kordezh me arkivolin e Nexhmijes”, ka thënë kryeministri i vendit.

Kadri Veseli me Eliza Hoxhën dhe Migjen Kelmendin bën gjithashtu homazhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta Veseli, dhe deputetët Eliza Hoxha dhe Migjen Kelmendi, kanë ngushëlluar familjen e Nexhmije Pagarushës dhe kanë vendosur lule para fotografisë së saj në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku familjarët kanë hapur dyert për ngushëllime.

Mimoza Kusari-Lila: Nexhmije Pagarusha, gruaja më e arritur e shekullit 20′

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Nexhmije Pagarusha ishte vlerë që e kishin të gjithë shqiptarët.

Pasi ngushëlloi familjen e bilbilit të këngës shqipe, Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha do të vazhdojë të jetojë me muzikën shqipe.

Kusari-Lila tha se Nexhmije Pagarusha është gruaja më e arritur e shekullit ‘20, në kulturën dhe artin shqiptar.

Vlora Dumoshi: Nexhmije Pagarusha do të jetë trashëgimia më e mirë në kulturën shqiptare

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjarët e Nexhmije Pagarushës, me të cilët ka thënë se është në bashkërendim për organizimet që do të bëhen në nderë të veprës së bilbilit të këngës shqipe.

Ajo ka thënë se ceremonia e varrimit, ashtu siç ka kërkuar vet Nexhmije Pagarusha, do të jetë krejt private, por do të ketë ceremoni tjetër të organizuar nga Qeveria e Kosovës.

“Ceremonia e varrim është krejt private, kurse ceremonia tjetër ne do ta organizojmë jemi në bashkërenditje me familjen. Sot familja e ka hapur derën e ngushëllimit, nesër do të jetë ceremoni e organizuar nga Qeveria e Kosovës. Jemi shumë afër me familjen dhe të gjitha që do t’i bëjmë bashkërisht”, tha Dumoshi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori