0Shares

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi , konsideron se çështja e veteranëve të rremë të UÇK-së, nuk mund të zgjidhet nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Ai ka thënë se zgjidhja e këtij problemi është kryekreje politike e jo gjyqësore.

Sipas tij, zgjedhjen e duhur duhet ta bëjë politika në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.

Shkrimi i tij i plot, pa ndërhyrje

Lajmi i sotëm që ka të bëjë me çështjen e “veteranëve” me shtyrë të mendoj goxha shumë dhe nuk munda të heshtë. Nuk e kam asnjë arsyeje që të mbrojë ndonjë anëtarë të Komisionit Qeveritar, por kam obligim që të them se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me Sistemin e Drejtësisë.

Pse?

Se pari, mendoj se zgjidhja e këtij problemi është kryekreje politike e jo gjyqësore.

Se dyti, drejtësia nuk do t’i arrin dot përgjegjësit kryesor të këtij dëmi e mashtrimi të madh të historisë e të ardhmërisë.

Dhe se treti, po të dënoheshin të gjithë fajtorët, më shumë do t’i kushtonin buxhetit të Kosovës sesa numri mashtrues i “veteranëve”.

Prandaj zgjedhjen e duhur duhet ta bëjë politika në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer ketë çështje nga fillimi.

Shoqëria demokratike nuk duhet të luan me fatin e as një individi, e sidomos atëherë kur përgjegjësit kryesor mbesin të pa prekur!

Dhe krejt në fund, Veteranët e vërtetë, luftëtarët e lirisë ne një situatë të tillë do të duhej të deklaroheshin kundër këtij privilegji që deri të keqpërdorimi është ardhur për hir të votave që i kanë blerë të fuqishmit e politikës dhe të cilët këtij populli ia kanë bërë jetën ferr, përcjell Telegrafi.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)