LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë

Krasniqi: Qeveria e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë se pavarësisht asaj që Mali i Zi po ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë tokë, dhe po futet në territorin e Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës, e pastaj dërgon notë proteste, qeveria nuk e thotë asnjë fjalë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova nuk ka qeveri me ia ruajt sovranitetin.


Postimi i plotë:

Mali i Zi ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë të territorit. Qeveria jonë e lodhët ia pranon pa hezitim.

– Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhët s’e thotë asnjë fjalë.

– Mali i Zi dërgon notë proteste tek Qeveria, ngase disa deputetë të Republikës e vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhët struket dhe e shanë opozitën.

– Serbia e sjell Car Lazarin, i nderon varrezat e ushtarëve që na masakruan, rikolonizon veriun, etj. Qeveria jonë s’ka guxim as me fol, se lëre më me ndërmarrë diçka.

Me gjithë këtë agresion, simbolik e të drejtpërdrejtë, nga Serbia e nga Mali i Zi, Qeveria jonë e ka ulë kryet dhe s’ndihet e gjallë.

Është e thjeshtë: Kosova ka Qeveri vetëm për me e shtypë popullin dhe opozitën e saj; ka qeveri për me ia vjedhë buxhetin; ka qeveri për me i rehatu familjarët e ministrave dhe kryeministrit; ka qeveri për me i punësu krejt militantat partiak. Por nuk ka Qeveri për me ia ruajt sovranitetin. Kosova nuk ka Qeveri! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori