LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk do ta bëj akt nënligjor draftin e Asociacionit

Krasniqi: Nuk do ta bëj akt nënligjor draftin e Asociacionit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të dekretohet si akt nënligjor për t’u dërguar më pas në Gjykatën Kushtetuese.

Krasniqi ka thënë se nuk do ta dekretonte si akt nënligjor draftin e Asociacionit, sepse nuk beson në instrumente një etnike.


” Jo… Unë ju them me përgjegjësi të plotë se nuk besoj në instrumente një etnike. Kosova është shtet multietnik dhe çdo instrument një etnik do të ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës”, ka shtuar ministri Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se Ligji për qeverisje lokale parashikon format e bashkëpunimit të komunave nëpërmjet Asociacioneve sikur ai i Komunave të Kosovës.

Ai ka përmendur se katër komunat e veriut dërguan kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij Asociacioni, duke përmendur se njëra prej tyre është pranuar ndërsa të tjera janë ende në proces.

“Ligji për qeverisje lokale parasheh format e bashkëpunimit të komunave. Njëra ndër to është edhe bashkimi i komunave në Asociacione. Unë mund të flas për këtë Asociacion. Ne kemi një Asociacion, është Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku tash së fundmi edhe katër komunat e veriut të vendit dërgojnë kërkesën për t’u bërë anëtare. Njëra është pranuar tjerat janë në proces nuk e di pse nuk është bërë formale pjesëmarrja e tyre në këtë Asociacion. Por ligji për qeverisje lokale e parasheh këtë formë të Asociacionit, unë mund të flasë për këtë”, ka thënë Krasniqi në Debat Plus të RTV Dukagjini.

BE: Asociacioni duhet zbatuar urgjentisht – Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse nuk e bënë këtë
Lexo po ashtu BE: Asociacioni duhet zbatuar urgjentisht – Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse nuk e bënë këtë

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë duhet të diskutohen në një paketë, duke mos e ndarë çështjen e Asociacionit nga marrëveshjet tjera.

“Kemi një marrëveshje bazë të Brukselit dhe kemi Aneksin në Ohër. Edhe tash mund të flasim për të gjitha në pako dhe nuk është ideja të nxjerrim njërën dhe të flasim për atë. Si Kosovë jemi të dakordancës të deklarimit të ministrit për marrëveshjen bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit. Sa i përket deklarimeve të fundit të [zëdhënësi i BE-së] Peter Stano për Asociacionin, pse duhet të nxirret njëra nga ajo pako e marrëveshjeve dhe të mos flasim për të gjitha marrëveshjet”, ka deklaruar Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori