LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Rinumërohen 50 për qind e vendvotimeve, procesi mund të përfundojë javën e ardhshme

KQZ: Rinumërohen 50 për qind e vendvotimeve, procesi mund të përfundojë javën e ardhshme

Rinumërimi i 1407 vendvotimeve është duke vazhduar edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Vetëm gjatë ditës së djeshme në QNR janë rinumëruar 132 vendvotime, ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.


“Në ditën e gjashtë, të hënën, janë rinumëruar 132 vendvotime. Sipas të dhënave të deritashme janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej. Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për tu rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, ka thënë Elezi.

I pyetur se kur pritet të përfundojë ky proces, Elezi ka theksuar se nuk mund ta dinë sakt se kur përfundon rinumërimi.

“Ne nuk mund ta themi me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, sepse kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim ky rinumërim”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se rinumërimi i këtyre vendvotimeve po bëhet pas vendimit të marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ndërkaq tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj që nga mbjatja e zgjedhjeve më 6 tetor në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori