LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Propozimi për “Bashkësi të komunave shqiptare në RMV” është joevropian dhe anti-amerikan

Kovaçevski: Propozimi për “Bashkësi të komunave shqiptare në RMV” është joevropian dhe anti-amerikan

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë kategorikisht propozimin e Alternativës për formimin e një bashkësie të komunave shqiptare në Maqedoni të Veriut.

Kovaçevski tha se kjo ide është joserioze, si dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Një ide joserioze. Së pari, marrëdhëniet në vend zgjidhen me Marrëveshjen e Ohrit dhe ku garantojnë SHBA dhe BE. Bazuar në atë marrëveshje, Maqedonia e Veriut sot është një shembull i bashkëjetesës dhe të drejtave të të gjitha komuniteteve etnike në vend. Në Kosovë ekziston një marrëveshje tjetër që është nënshkruar midis dy palëve zgjidh problemet që ekzistonin në të kaluarën”.

“Nga kjo unë mendoj se ky propozim është i papranueshëm, joserioz dhe i treti duke pasur parasysh që së bashku ne kemi rregulluar të drejtat tona dhe jemi bërë anëtar i NATO-s dhe ne jemi duke negociuar me BE -në, një propozim i tillë është joveropian dhe anti-amerikan. Ata që e mbrojnë këtë ose janë të painformuar ose nuk kanë parë mirë marrëveshjet që zgjidhin çështjet e identitetit”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori