LAJMI I FUNDIT:

Zaev: I lashë amanet Kovaçevskit për të fituar zgjedhjet e ardhshme

Zaev: I lashë amanet Kovaçevskit për të fituar zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri Zoran Zaev sonte para selisë së partisë tha se gjëja e parë që do t’i thotë liderit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit është ruajtja e vlerave të partisë.

“Këto janë liria, solidariteti, demokracia, barazia dhe ruajtja e kapacitetit dhe potencialit demokratik, sepse përmes kësaj partie i duhet shtetit. LSDM është një nga partitë më të mëdha shtetformuese që në gjithë këto 30 vite pavarësi ka luajtur rolin e saj shtetëror. Amaneti është fitorja në zgjedhjet e ardhshme, që LSDM-ja dhe vlerat e saj të zbatohen edhe më shumë”, tha Zaev për “TV 24”.


Zaev beson se një nga sukseset e para të Kovaçevskit si kryeministër i ri i vendit, do të jetë mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare ndërmjet vendit dhe BE-së.

Sot pasdite në selinë e LSDM-së është bërë dorëzim i pozitës së kryetarit të partisë. Ish-presidenti Zoran Zaev ka uruar presidentin e sapozgjedhur Dimitar Kovaçevski për fitoren në zgjedhjet brendapartiake dhe i ka uruar mandat të suksesshëm./Telegrafi/