eksperti-banner

Më 13.06.2026, në ora 01:47, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës se më 12.06.2026, rreth orës 19:15, në ambientet e burgut është prishur rendi dhe qetësia publike mes të dënuarve K.D. dhe B.M.

Si pasojë e përleshjes, B.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.