eksperti-banner

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar për çështjen e objekteve të bixhozit që pritet të rregullohen sipas ligjit.

Ai u shpreh se çdo ditë që vonohen masat reale kundër bixhozit, pasojat i paguajnë qytetarët, familjet dhe e ardhmja e vendit.


"Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake që e mbajnë të paprekur problemin. Çdo ditë, qindra qytetarë, prindër dhe familje humbasin jo vetëm paratë e tyre, por edhe dinjitetin, shëndetin dhe familjet e tyre. Bixhozi nuk është argëtim i thjeshtë. Është varësi, është shkatërrim, është sëmundje. Ne kemi përgjegjësi si përfaqësues të qytetarëve, qeveria dhe institucionet publike. Kur një industri shkakton dëm të dokumentuar social, ekonomik dhe shëndetësor, detyra është e qartë: të themi JO pa hezitim. Nuk mjafton të rregullojmë. Nuk mjafton të kufizojmë. Duhet të mbrojmë qytetarët tanë", tha Snopçe.

Sipas tij, edhe pse VLEN premtoi mbylljen e kazinove, propozimligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit ruan praktikisht status quo-në.