LAJMI I FUNDIT:

Koulibaly i ka kryer testet mjekësore te Chelsea

Koulibaly i ka kryer testet mjekësore te Chelsea
(Foto: Twitter/Pys)

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i ka kaluar ekzaminimet mjekësore te Chelsea dhe pritet të udhëtojë drejt Amerikës për t’iu bashkuar ekipit të ri.

31-vjeçar ka shkuar në Londër të mërkurën mbrëma me aeroplan privat nga Milano, pasi nuk i ishte bashkuar skuadrës së Partenopei në kampin stërvitor Dimaro.


Senegalezi iu është nënshtruar testeve mjekësore gjatë ditës së sotme (e enjte), ndërsa eksperti i transferimeve te Sportitalia, Alfredo Pedulla, njofton se gjithçka ka kaluar me sukses.

(Foto: Twitter/LDN)

Hapi i radhës është xhirimi i videos, përmes të cilës Chelsea do ta konfirmojë futbollistin e ri. Më pas ai do të niset drejt Shteteve të Bashkuara mëngjesin e të premtes.

‘A nuk thatë që Koulibaly ishte i pashitshëm?’ – Napoli përballet me protesta të tifozëve
Lexo po ashtu ‘A nuk thatë që Koulibaly ishte i pashitshëm?’ – Napoli përballet me protesta të tifozëve

Napoli ka arritur marrëveshje që ta shesë Koulibalyn te Chelsea për 38 milionë euro plus dy milionë euro në formë bonusesh. Futbollisti do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, nga e vila do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori