LAJMI I FUNDIT:

Kosovarin e dëbojnë nga diskoteka në Austri, ai kërkon dëmshpërblim 3,000 euro

Kosovarin e dëbojnë nga diskoteka në Austri, ai kërkon dëmshpërblim 3,000 euro

Një kosovar u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri, pasi sipas tij, menaxherët përmes kamerave e kishin identifikuar si të huaj. Mediat austriake Kurier dhe Krone i kanë bërë jehonë këtij incidenti.

Të martën e kaluar, rreth orës 22:00, Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten.


Kosovari, i cili prej shumë vitesh jeton në Zeillern të Austrisë, ka treguar që, pasi ka hequr xhaketën, ka shkuar në tualet.

“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Gazmendi për gazetën austriake kurier.at.

Gazmendi, 33- vjeçar, ka lindur në Kosovë, por është shtetas austriak.

“Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty”.

“Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, thotë Gazmendi në një prononcim tjetër për albinfo.at.

Kërkon 3,000 euro dëmshpërblim

I bindur se kjo i është bërë për shkak të diskriminimit racor, Gazmendi nuk dëshiron ta lërë më kaq, ndaj ka angazhuar avokatin Hubert Niedermayr.

“Ne kërkojmë 3,000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit”, ka thënë avokati për kurier.at.

“Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21”, ka shtuar ai.

I kontaktuar nga gazeta austriake, pronari i diskotekës mohon çdo gjë.

“Kjo është hera e parë që dëgjoj”, thotë ai.

“Nuk kam as ide raciste dhe as një sistem kamerash të aftë për një zbulim të tillë. Kamerat janë të vendosura në bashkëpunim me policinë për të parandaluar dhunën dhe krimet e drogës”, është shprehur ai.

Pronari kërkon që avokati ta shqyrtojë edhe një herë ankesën e tij.

“Probleme të tilla nuk kam pasur që prej vitit 1996 e deri me tani“, shton tutje ai.

Ndërkohë, Gazmendi për albinfo.at thekson se kjo diskotekë në Amstetten është e njohur për racizëm dhe kundër të huajve, sepse raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori