LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 shënoi fitore në miqësoren kundër Turkmenistanit

Kosova U21 shënoi fitore në miqësoren kundër Turkmenistanit
Foto: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në Antalya kundër Turkmenistanit, me rezultat 3-2.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi iu dha mundësi të luajnë të gjithë futbollistëve nga një pjesë, derisa paraqitja e tyre ishte shumë e mirë dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores.


Kosova kaloi në epërsi me golin e Donat Hasanajt në minutën e 18-të nga gjuajtja e lirë. Turkemenistani arriti të këndellet dhe fillimisht të barazojë shifrat në fund të pjesës së parë, derisa më pas edhe të kalojë në epërsi në minutën e 51-të.

Megjithatë, në minutat në vazhdim loja u mbizotërua plotësisht nga futbollistët tanë, të cilët në minutën e 78-të i barazuan shifrat me golin e Ismet Sinanit, derisa në minutat shtesë të ndeshjes Leard Sadriu shënoi me kokë për t’ia siguruar fitoren Kombëtares sonë.

Ndeshjen e radhës miqësore në Antalya, Kombëtarja U21 e zhvillon më 26 mars kundër Maltës. /FFK/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori