LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21, gjithçka u vendos në pjesën e parë

Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21, gjithçka u vendos në pjesën e parë

Kosova U21 ka pësuar humbje nga Polonia U21 si mysafir me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025.

Edhe pse Kosova e kishte posedimin e topit, por edhe rastet pësoi tre herë në pjesën e parë.


Ariel Mosor e shënoi golin e parë në minutën e 25-të për 1-0.

Michal Rakoczy shënoi dy herë në minutat 30 e 44 për polakët, duke dhënë verdiktin përfundimtar të këtij takimi.

Kosova U21 e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani ka tri pikë nga dy ndeshje.

Shpresat dardane fituan ndeshjen e parë kundër Estonisë në Prishtinë me rezultatin 2-0. /Telegrafi/