LAJMI I FUNDIT:

Kosova U-19 në grup me Rusinë, Uellsin e Poloninë

Kosova U-19 në grup me Rusinë, Uellsin e Poloninë

Shorti është hedhur edhe për  Kosovë U-19 në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s.

Njëjtë sikurse te grupmoshat U-17 edhe te U-19 janë 13 grupe të ndara me nga katër skuadra.


Kosova është në grupin 5, ku do të përballet me Rusinë, Uellsin dhe Poloninë.

Ndeshjet do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 13 deri me 19 nëntor.

Në anën tjetër Shqipëria U-19 do të përballet me Greqinë, Belgjikën dhe Islandën.

Ndeshjet do të zhvillohen në Belgjikë.

Skuadrat që do të kualifikohen nga raundi kualifikues në ‘Raundin Elitë’ do të jenë plot 30 përfaqësuese.

26 skuadrat që do të renditen të parat dhe të dytat në grupet e tyre respektive si dhe 4 vendet e treta më të mira në 13 grupet do të kalojnë në raundin Elitë. /Telegrafi/