LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka humbur nga Shqipëria në konkurrencën e femrave

Kosova ka humbur nga Shqipëria në konkurrencën e femrave
(Foto: ffk-kosova.com)

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova e kanë zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë vit në kuadër të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023 në konkurrencën e femrave.

Dardanet u përballën me Shqipërinë, nga e cila pësuan humbje me rezultat 3-1.

Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti.

(Foto: ffk-kosova.com)

Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të. E në mintutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim.

(Foto: ffk-kosova.com)

Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën. Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca.

Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me katër pikë në kuadër të Grupit F.

Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori