LAJMI I FUNDIT:

Kosova me internet më të shpejtë se Australia, përkundër 51 miliardë investimeve që i bënë ky shtet

Kosova me internet më të shpejtë se Australia, përkundër 51 miliardë investimeve që i bënë ky shtet

Shpejtësia e internetit në Australi ka rënë në vendin e 68-të në botë pas Estonisë, Kosovës dhe Vietnamit.

Shpejtësia mesatare e internetit arriti vetëm 41.78 megabajt për sekondë shumë poshtë në krahasim me raportin e fundit – gati sa gjysma e standardit global që është 73.58 mbps, kështu shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.


Australia ra për tre pikë në renditjen e Speedtest Global Index ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit.

Rezultatet gjithashtu e lanë Australinë ulët në renditjen e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në përgjigje të renditjes së dhjetorit, ku Australia pësoi rënie, një zëdhënës i NBN (National Broadband Network), tha se kompania do të investojë edhe më shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit në këtë vend.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që ne po bëjmë me rrjetin e hyrjes NBN për të ofruar një brez të gjerë me shpejtësi të lartë në shtëpitë dhe bizneset e Australisë, që pranojnë dhe të ndihmojnë në ngritjen e aftësive dixhitale të kombit”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërsa sa i përket vendit me internetin më të shpejtë në botë, atë vend e mban Singapore, pastaj Hong Kong, i pasuar nga Monaco. Është interesante sepse Romania rendite e katërta në botë me internetin më të shpejtë në botë, përpara Koresë së Jugut, Zvicrës e shumë vendeve tjera.

NBN Co pret që rrjeti i hyrjeve të përfundojë deri në qershor të vitit 2020, me 11.5 milionë shtëpi të afta për t’u lidhur dhe me internet më të mirë. /Telegrafi/ 

Në trend Teknologji

Më shumë
Sony PlayStation 5 Pro me memorie më të shpejtë - çfarë do të thotë për krijuesit e video-lojërave

Sony PlayStation 5 Pro me memorie më të shpejtë - çfarë do të thotë për krijuesit e video-lojërave

Lojëra
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion

Teknologji
Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Microsoft do të investojë 1.5 miliard dollarë në grupin G42 të Inteligjencës Artificiale të Abu Dhabit

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Kalo në kategori