LAJMI I FUNDIT:

Kosova fiton pesë medalje në Ballkanikun e xhudos, Muhamedin Veseli i artë

Kosova fiton pesë medalje në Ballkanikun e xhudos, Muhamedin Veseli i artë

Ekipi kosovar i xhudos ishte sot pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Kosova u paraqit me gjashtë xhudistë në Ballkanikun e xhudos, ndërsa pesë prej tyre arritën të fitojnë medalje, raporton KosovaPress.


Muhamedin Veseli (kategoria deri në 60 kilogramë) fitoi katër ndeshje me Ippon kundër katër garuesve si Alperen Ergun, Bunyamin Nasiroglu, Onur Tasçi dhe Firat Çekim.

Në këtë kategori ishte shorti “round robin”, ku garuesit ndeshen secili me secilin, dhe në fund Veseli fitoi medaljen e artë.

Dëbora Gjakova (kategoria deri në 63 kilogramë) në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Ippon turken, Ezgl Karademir.

Në finale, Gjakova humbi me Ippon nga xhudistja tjetër e Turqisë, Habibe Ayfonlu dhe në fund i stolis me medaljen e argjendtë.

Loris Sharapolli (kategoria deri në 73 kilogramë) në raundin e parë ishte i lirë, kurse në çerekfinale e mposhti garuesin nga Maqedonia e Veriut, Andrej Simonoski. Më pas, Sharapolli u mposht në gjysmëfinale nga turku, Ejder Toktay, kurse në repesazh, në garën për të bronztën xhudisti ynë fitoi ndaj xhudistit nga Mali i Zi, Djordje Persic.

Sara Osmani (kategoria deri në 52 kilogramë) në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Wazaari, garuesen nga Bosnja e Hercegovina, Joana Djuric. Në gjysmëfinale Osmani u mposht nga turkja, Nesibe Sena Coskun, dhe në garën për të bronztën, Osmani fitoi me Ippon kundër turkes tjetër, Yagmur Avci.

Rrezarta Alimi (kategoria deri në 70 kilogramë) në raundin e parë ishte e lirë, kurse në çerekfinale humbi me Wazaari nga turkja, Saniye Sen, me ç’rast garën e vazhdoi në repesazh, ku edhe e siguroi të bronztën duke e mposhtur me Wazaari në vazhdime turken, Yagmur Naz Aydin.

Ruvejda Llonqari (kategoria mbi 78 kilogramë) humbi ndeshjen e parë në çerekfinale kundër turkes Nahide Saylag, ndërsa pësoi humbje edhe nga xhudistja rumune, Ioana Cociorba, dhe kështu zuri vendin e shtatë në këtë garë.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori